Madonna ka shtyrë turneun e saj në botë pas qëndrimit në njësinë e kujdesit intensiv si shkak i një infeksioni serioz bakterial.
Pritet që këngëtarja të rikuperohet tërësisht dhe më pas mund të rishohë planet e saj për koncerte muzikore.
Menaxheri dhe producenti Guy Oseary njoftoi në Instagram se mbretëresha e popit po rikuperohet nga “aventura” e saj shëndetësore.
“Të shtunën më 24 qershor, Madonna u diagnostikua me një infeksion të rëndë bakterial që çoi në një qëndrim shumëditor në ICU, “ shkroi ai.
“Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, por ajo është ende nën kujdesin mjekësor. Në këtë kohë do të na duhet të pezullojmë të gjitha angazhimet, përfshirë turneun”.
Madonna po përgatitej të niste turneun e saj botëror muajin e ardhshëm./a2news
ObserverKult
Lexo edhe:
JETA E MADONNAS NË FILM, VAJZA LUAN ROLIN E SAJ
Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se këngëtarja e njohur Madonna do të publikojë një film për jetën e saj.
Sipas ,”People”, filmi biografik do të tregojë për jetën dhe betejat e këngëtares në vitet ’70.
Madonna ka përfunduar skenarin me ndihmën e shkrimtares së “Girl On The Train” Erin Cressida Wilson dhe xhirimet do të fillojnë së shpejti. Deri tani thuhet se personi që do të interpretojë rolin e saj do të jetë e bija Lourdes Leon.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult