Producenti i famshëm i ‘Wall of Sound’ vdes në burg

Prodhuesi amerikan i muzikës, Phil Spector, ka vdekur në moshën 81-vjeçare, ndërsa po vuante një dënim në burg për vrasje.

Spector, punoi me Beatles, the Righteous Brothers dhe Tina Turner. Në vitin 2009, ai u dënua për vrásjen e aktores hollivudiane Lana Clarkson në vitin 2003, transmeton ‘dritare.net’.
Spector prodhoi 20 hitet më të mira midis viteve 1961 dhe 1965. Metodat e tij të prodhimit ndikuan në artistë të mëdhenj, përfshirë Beach Boys dhe Bruce Springsteen.

Ai u tërhoq nga skena e muzikës gjatë viteve 1980 dhe 1990. Në shkurt 2003, aktorja Lana Clarkson u gjet e vdekur në shtëpinë e tij në Alhambra, California me një plagë plumbi në kokë. Spector pretendoi se të shtënat ndodhën kur Clarkson “puthi armën”, por pas një shqyrtimi gjyqësor fillestar, Spector u dënua për vrasje.