Sezoni i pestë i “La Casa De Papel” po pritet me padurim nga fansat e serialit të famshëm. Mirëpo ndërkohë që të gjithë po presin të shikojnë ç’është përgatitur këtë herë, aktorët duket se po i japin lamtumirën serialit.
Álvaro Morte, i cili në serial luan rolin e Profesorit, përmes një videoje ka falënderuar çdokënd për mbështetjen që i kanë dhënë në këto 5 sezone.
Postimi i tij i ka prekur të gjithë fansat e serialit, por nga ana tjetër ka ngritur shumë pikëpyetje.
“Duke xhiruar për herë të fundit në setin e La Casa de Papel. Fjalët janë të pakta. Jam mirënjohës ndaj gjithkujt: fansave të parët sigurisht, dhe gjithë skuadrës së Vancouver dhe Netflix. Edhe ndaj teje, i dashur Profesor. Do më mungojë shumë koha e bukur që kam kaluar këtu. Faleminderit”, ka shkruar Alvaro në postim, transmeton ‘panorama’.
Money Heist 5 do të jetë një sezon me dhjetë episode dhe do të lansohet në tremujorin e fundit të vitit 2021, siç konfirmohet së fundmi nga Netflix.