100 vjet ma parë do të shifte dritën e jetës në Shkodrën e saporingjallun, poeti Arshi Pipa. Shkodra, në nji referendum të pashoq popullor ne vjetin 1919 kishte kërkue me ju bashkue Shqipnisë, sepse ajo kishte qenë që në kohët e lashta zemra e saj. Sikur me dashtë me kremtue kët akt të bashkimit të madh kombtar, në kët vjet të jashtzakonshëm 1920 lindi edhe Arshiu, poeti, intelektuali, njeriu me karakter të mrekullueshëm e të papërkulun, simboli i brezave të ardhshëm.
Nga Gjergj Jozef Kola
Çdo derë e nji kështjelle e ka nji çilës për me hi mrendë e nëse kërkojmë me pa, historinë e kështjellës shqiptare, Arshi Pipa, poeti asht nji nga ata që e hapë e na kallxon se çka ka aty të mshefun.
Drama e jetës së Arshiut bahet kështu vetë drama e kombit shqiptar. Kjo dramë si vetë historia e shtetit ma te ri në Europë, shtetit shqiptar, ka në këto 100 vjet egzistencë, nji principatë, nji republikë, nji monarki, nji diktaturë e së fundmi ndodhet në përleshjen e vazhdueshme prej Sizifi, me ndërtue nji demokraci…
Arshi Pipa ndërsa takon të vëllanë Myzaferin të torturuem e të masakruem nga komunistat e tipit aranitçela i thotë:
„Vëlla i dashtun! Ne na mban gjallë e vërteta e madhe, se të gjithë ata që kanë hi me dhunë në kombin tonë, romakët, sllavët, osmanët e tash komunistat nuk arritën me mbijetue. Truellin arbnor e kanë përdhunue pushtuesit, porse aty asnji nuk ja ka dalë me lëshue rranjë. Në kët truell rriten vetëm lulet e dashunisë e të bukurës e kurrë ata të dhunës…Ban shpresë vëlla!
Kombi shqiptar në përgjithsi dhe Shkodra në veçanti i detyrohet familjes Pipa dhe emblemës së saj, Arshiut në kët 100 vjetor, me nji momument artit e kulturet e unë si autor jam i lumtun që kjo dramë i rikthen ata në jetë, kjoftë edhe për 2-3 orë, për me i lanë përjetsisht në mes nesh.
100 vjetori i lindjes së Arshi Pipës asht njiherësh nji refleksion për 100 vjetorin e shtetit shqiptar, të cilin Arshiu e zbërthen në kët dramë, me anë të dramës së jetës së tij.
Kjo dramë asht e mbushun me elemente të krimit, vrasjeve, përdhunimit ndaj nji kombi fisnik e paqedashës siç asht ai Arbnor-shqiptar e njiherësh edhe me ngadhnjimin e shpirtave të bukur, siç asht ai i Arshiut.
Që nga vjeti 1478 kur Keshtjella ju dorezue osmaneve prej shkodranëve Barletianë, e deri me 1912 kur u naltue flamuri i kuq me shqipen dykrenore të Gjergj Kastriotit, historia e Shkodrës ka qenë nji histori e vazhdueshme e marrjes peng, e vrasjeve, përdhunimit, salvimit të vazhdueshëm të zonjave e zojusheve arbnore.
Për rreth 30 vjet nga 1912 -1944, Shkodra Iliro-Arbnore gjeti qetësine dhe prosperitetin e në vetëm 3 dekata të pamvarësisë si shqiptarë, arriti me shpërthye në tana fushat e jetës, tue katapultue Shqipninë në shekullin e XX, kjo edhe falë dy kolegjeve, të françeskanëve e jezuitëve, në të cilat studjuen edhe vllaznit Pipa.
Me ardhjen e diktaturës osmano-komuniste, vazhdoi përsëri për 45 vjet kalvari 450 vjeçar i nisun nga osmanët, kësaj rradhe kalvari komunist. Nisën përdhunimet, vrasjet, grabitjet ndaj zojave e zojusheve shqipare shkodrane për me vazhdue deri në vjetin 1992. Marije Tucet, Marije Krajat, Laura Keçet, e plot të tjera u masakruen vetem se ishin shqiptare dhe ishin marre peng nga diktatura.
Prandaj kjo dramë për Arshi Pipën nuk mund të ishte ndryshe vetëm se përpjekja e poetit për me librue Shkodrën e tij nga „marrja peng“ prej osmano-komunistëve.
„Osmano-komunizmi nuk ka vdekë, porse si nji cerberus me krenat e premë zhgrrahet andej këndej e ban dame të pallogaritshme kundra fatit të kombit shqiptar“, thotë heroi i dramës.
Prej matanë telave me ferra, kur kapërcen kufinin e diktatures komuniste për me dalë në botën e lirë të demokracisë, bashkë me të motrën, shkrimtaren e talentueme Fehime Pipa, ai e shef Shkodrën, ndoshta për herë të mrame, e ju thërret motrave që ka lanë aty nën thundrën komuniste, në nji lamtumirë prej Filip Shiroket:
Me shaminë fshini sysh
lotët tuej te votra
hidhnje n´erë,
nji dallandyshe
ka me u ba moj motra.
Kush do me e dijtë se çka ka qenë Shqipnia, çka asht sot e çka ka me kenë, mundet me e pa kët dilemë, në dramën e jetës së Arshi Pipës: Shqipnia asht nji akt përdhunimit e salvimit e ky akt vazhdon ende sot e luhet përdite ne truellin tonë.
Porse pyetja egzistenciale mbetet e hapun:
„Edhe sa fli përdhunimesh duhen në altarin e historisë që me pasë përfundimisht nji Shqipni të shqiptarëve, si e deshtën rilindasit e vërtetë, autentikë?“
Shembja e Teatrit kombetar ne nji aksion ne „ Nacht und Nebel“ pa asnji Referendum sic bahet zakonisht ne demokracite perendimore, kallxon se sa lerg normalitetit e sa afer dhunes institucionale te establishmentit jena.
Sepse përdite vazhdohet të përdhunohet ajo e bukura e mira e shejta e marruna peng „Zoja Shqipni“, prej fjalëve vrastare në media sociale, prej mungesës së shtetit ligjore në vend, prej korruspionit e tallavase në institucione.
Ai shtet që rreh qytetarët që dalin për bukën e gojës në rrugë e nuk dënon, ata që kanë vjedhë e grabitë pasunitë e kombit, asht Cerberusi pa krye që ka marrë peng Zojën Shqipni. Ky Cerberus nuk e le me nxan vend në folene e saj, Shqipnine, prandaj asaj lotët i bahen dallandyshe e kjo metaforë gjigande asht edhe shpjegimi gjenial i kombit shqiptar.
Mjafton me pa sot, ku mungesa e shtetit ligjor, korrupsioni shtetnor, proselitizmi, tallavaja e kulturës e kanë kthye kombin shqiptar në nji krim të përditshëm përdhunimit institucional, pikërisht ndaj kësaj luftoi Arshi Pipa gjatë gjithë jetës së tij.
Në nji vend ku ministri i mrendshëm „kapet me drogë“ e dënohet vetëm me „punë sociale“, përdhunimi i institucioneve ka përmasa apokalipsi dhe demokracia asht e marrë peng.
Kur u kthye në Shkodrën e librueme nga diktatura komuniste, në vjetin 1993 Arshi Pipa, si poet me shpirt gjenial e paralajmëroi demokracinë, kët virgjeneshe të sapolindun nga brinjtë e historisë, kët zanë të sapozbritun nga bjeshket e burimeve të kristalta, ja kallxoi me gisht përdhunuesat që po i afroheshin si hijenat për me ju hjedhë prep mbi shpindë…
Këto përdhunues të ligjit e shtetit të së drejtës do e lidhshin prep motrën shqiptare, do e merrshin peng dhe asaj nuk i mbetet gja tjetër vetëm shamija me fshi lotët dhe me i shndërrue në dallandyshe…
Për kët akt të naltë qytetnimit, Shkodra dhe mbarë Shqipnia do ti jetë Arshi Pipës përjetë mirnjoftëse.
Sot Shkodra asht ne dore te „mungeses se ligjit dhe te paaftesise“, si nji malecore me xhublete te shkyeme qe shet qymyr ne rruge me mbijetue e kujton legjenden kur ishte princeshe fisnike me diamante mbi gjoks. I kalojne afer ja marrin qymyrin qe e kujton diamand e ja shkarravisin ne fytyre e nuk po ka uje lumejsh e liqenit me ja pastrue, tash 30 vjet…
Ndersa Shqipnia vete sot asht ne dore te se ashtuquejtunes nga komunistet „zone e pare operative“ nji bajloz i zi anadollako-stalinist. Ky bajloz e ka marre peng dhe e per-dhunon sa here e si te duen, i shkaterron shkollen, kulturen autentike, artin e shkyen cope cope e ja shet rrobat, i injekton drogen ne lekuren e bardhe per eksperiment e per shtet ligjor si ne perendim as qe bahet fjale.
E keqja ka hi thelle, shume thelle dhe kete e kallxoi edhe shembja e teatrit kombetar, prandaj vetem nji bisturi e historise mundet me e pre metastazen qe ka mberthye trupin ose me fole me gjuhen e pandemise, me zhduke virusin qe po ja merr frymen perdite e ma shume.
Mesazhi i drames asht i kjarte: demokracine shqiptare e kane marre peng dhe po e perdhunojne postkomunistat, e perdhunojne me korruspion, droge dhe proselitizem, me kyt Cerberus te shekullit 21.
Nese ne 1919 ishte referendumi popullor qe bashkoi Shkodren me Shqipnine duhej edhe per probleme te tjera madhore, referendume, si akti ma i nalte i demokracise.
Arshi Pipa asht poeti i parë i madh që mori pendën e vrau osmano-komunistët që po ja përdhunonin motrën e tij shqiptare : Marijen, në poemën e famshme të Kupe Danes.
Unë jam i lumtun që në altarin e kombit shqiptar vendosa flinë teme, ate te poetit e bashkqytetarit Arshi Pipa me dramën „Dallandyshet e lotëve“ ne 100 vjetorin e lindjes së tij.
Bashkë me Arshiun, të cilin kam pasë fatin me e njoftë personalisht në Shkodrën e viteve 90, drama prezanton edhe shpirtat e bukur të martirëve të kombit shqiptar, të martirit 30 vjeçar Myzafer Pipa, të dy martirëve 25 vjeçare Qemal Draçini e Bedi Pipa, që i vrau diktatura gjakatare antishqiptare.
Gjithashtu drama jep edhe legjendën e gjallë të kombit shqiptar, Prof. Sami Rrepishtin, nji vazhdues i denjë i veprës së vet e asaj të Arshi Pipës: demokracisë shqiptare.
Kjo dramë ka me u paraqitë në kryeqytetin e muzikës botnore e njiherësh edhe kryeqyteti shpirtnor i shqiptarëve, kryeqyteti ku mësohej arbnishtja në shkrim e lexim, në nji kohë që në kombin Arbnor ishte e ndalueme prej osmanëve.
Angazhimi i regjizorit austriak me eksperience Hollywoodiane Erwin Leder i jep kësaj premiere edhe dimensionin e saj ndërkombëtar.
2.
Mirnjohja jeme i shkon bashkisë së Vjenes që ju pergjigjë me krahë hapte këtij projekti, të paqes dhe ballafaqjes me të kaluemen, Kryetares së qarkut të Shkodrës Zonjës Greta Bardeli Gjoni për mbështetjen mediatike, Muzeumit Marubi ne Shkoder per gadishmenine per bashkpunim si dhe nipit te martirit Qemal Draçini Z. Arben Borshi per dokumentacionet origjinale qe më afroi.
Uroj që VATRA e USA-së ku Arshi Pipa ishte edhe kryetar, si dhe mbarë komuniteti shqiptar i USA-së ku poeti kaloi edhe pjesën ma të madhe të jetës, të përkujdeset që në kët 100 vjetor të përkujtojë me dinjitet poetin e profesorin Arshi Pipa.
Unë si autor jam i hapun që dramën me e ofrue për premierë. Në faqen teme www.gjejokola.com mundeni me lexue nji nga 4 aktet e kësaj drame.
PS
Refuzimi i ministrisë së kulturës së rilindjes apo bashkisë së Shkodrës për bashkpunim në Premierën e 100 vjetorit të poetit shqiptar, Arshi Pipa, vetëm se përforcon bindjen se pengmarrja e demokracisë shqiptare vazhdon, herë direkt e herë me kompleksin e Stokholmit, ashtu siç e kishte paralajmërue vetë poeti në fillim të demokracisë shqiptare.
Vjenë, Maj 2020.
ObserverKult