Promovohet libri “Lëvizjet studentore për Republikën e Kosovës”

Në prag të ditës së çlirimit është promovuar libri “Lëvizjet studentore për Republikën e Kosovës” i autorit Atdhe Hetemit, libër ky që po konsiderohet të jetë një pasqyrë e thellë dhe hap rrugë për hulumtim të mëtejmë mbi rolin e UP-së gjatë periudhës 1999-2020.

Profesori i sociologjisë, Shemsi Krasniqi, tha se ky libër është në vete një studim i thelluar i asaj kohe. Teksa dha një përshkrim të shkurtër rreth përmbajtjes së librit.

“Libri ka 6 kapituj, ku flitet për qëllimet dhe shtigjet e lëvizjeve studentore të viteve të 60-ta kudo në botë dhe duke bërë krahasim me ato të Kosovës. Gjuha e përdorur është e rrjedhshme. Sa i përket metodologjisë, është shumë e pasur, e llojllojshme. Përveç një literature të begatë, ai bënë edhe intervista të shumta. Në këtë aspekt mendoj se do të duhej të intervestonte edhe më shumë profesorë dhe studentë. Kur shkruan për dhunën policore mendoj se do të duhej të përdoreshin edhe disa fotografi. Autori jo vetëm që e pasuron librin me analizën e tij, por për secilin rast ai përdorë fazën para, gjatë dhe pas lëvizjes studentore”, tha ai.

Edhe profesori Gëzim Selaci tha se teza kryesore e këtij libri është se tri demonstratat studentore luajtën rol shumë të rëndësishëm në pavarësinë e Kosovës.

“Libri i Atdheut hap një dritare që pret te hap temën e rolit e universitetit në shoqëri dhe ndërhyrjen e politikës në universitet”, tha ai.

Autori i librit, Atdhe Hetemi u shpreh i lumtur që po promovon librin “Lëvizjet studentore për Republikën e Kosovës 1968, 1981 dhe 1997” edhe në Kosovë. Ndonëse libri është promovuar edhe në qytete tjera në botë, Hetemi tha se promovimi i tij në Kosovë e bënë edhe më të lumtur.

“Jam shumë i lumtur që puna imë është vlerësuar edhe nga kolegët në UP. Ky libër ka lindur si rezultat i interesimit tim për historinë”, tha ai./rtv21.tv

LEXO EDHE: “Mbi shqiptarët, kërkime dhe mendime”, një libër nga arbëreshi Vincens Dorsa