ObserverKult ua sjellë disa fjalë të urta shqiptare për mikun:
– Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. VLORË
– Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. BERAT
– Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG
– Mëson nga armiku më shumë se nga miku. JUG
– Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG
– Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI
– Miku harrohet po të largohet. PËRMET
– Miku i mirë vjen nga porta. BERAT
– Miku i mikut tim, është edhe miku im. VLORË
– Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. VLORË
– Shokë bashkë, e bukë veç. JUG
– Trimi i mirë me shokë shumë. JUG
– Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË
– Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABËRI
– I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG
– Jo gjithmonë “mirë se të gjeta” po edhe “mirë se erdhe”. ELBASAN
– Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE
– Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJË
– Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJË
– Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. FIER
ObserverKult
——————————————————-
Lexo edhe: