Proverba për babën
Nga Petrit Palushi
(Mbledhë në rrethin e Kukësit)
– Baba duhet me i lanë pasuni fmisë, se ai i le pasuni fmisë vet ma vonë.
– Baba e nana janë pasunija ma e madhe për fminë.
– Baba e nana kanë për borxh me ia vu emnin fmisë, me e rritë e me e martue.
– Baba e nana s’rrojnë gjithmonë e jetë.
– Baba i keq u qet pun’ fmijve t’vet.
– Baba i vonuem i do fmijtë shum’.
– Baba ka për borxh me e ulë djalin n’sofër t’burrave.
– Baba nuk duhet me i lanë djemtë baloshë.
– Baba për fminë t’prishë krejt.
– Baba veç djalin do përmbi veti.
– Babë e nanë nuk përbuzen.
– Babën e mirë nderoje, babën e keq duroje.
ObserverKult
Lexo edhe:
ALI PODRIMJA: AI QË NUK TË PA ÇAMËRI
Poezi nga Ali Podrimja
Desha të takoj Marko Boçarin
Bajronin tek luante me rrufe
Nuk kisha as Shpatë as Kalë
E i lartë Suli
Me arrabaxhinë isha vetëm
‘i buzëqeshje të Bjeshkëve të Namuna kisha
dhe Flakën në sy
por i madh terr kishte rënë
Para se të mbyllej në qiell
Desha të takoj Marko Boçarin
Në rigë shiu pikëlonte Bajroni
Mjeri û për Janinën
Seç e kishte shituar arrabxhinë
namë e perëndive
ishin dridhur tokëqielledet
rrënjëve të dheut
ishte kurthuar koha ime
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult