Steven Spielberg ka punuar disa nga filmat më të mëdhenj në histori, përfshirë edhe filmat me Indiana Jones – por pse ai dha dorëheqje nga pjesa e fundit e këtij filmi?
Steven Spielberg, i cili ka punuar filmat më të mirë në histori, ku ka punuar po ashtu me aktorët më të mirë në film. Një ndër këta është Harrison Ford, me të cilin Steven ka punuar pjesët e tjera të Indiana Jones. Steven ka bërë regjinë e katër pjesëve të këtij filmi, por pjesa e pestë do të bëhet me regji të James Mangold, transmeton GazetaExpress.
Shtrohet pyetja, pse dha dorëheqje Spielberg nga Indiana Jones?
Steven kishte kontratë edhe për pjesën e pestë të filmit të Indiana Jones. Megjithatë, për çudinë e të gjithëve ai u largua pa paralajmërim.
Në shkurt të vitit 2020, kur ishte paralajmëruar ky film, Steven tha se ai do ia kalonte këtë film një gjenerate të re.
Fansat e filmit menduan se kjo ndodhi për shkak se pas “Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull”, do të ishte Shia LaBoeuf që do të luante rolin kryesor në film.