‘Indiana Jones’ do të kthehet në vitin 2022, bashkë me Harrison Ford

Është zyrtare: Indiana Jones do të kthehet në ekranin e madh. Pjesa e pestë i sagës së famshme do të shfaqet në kinematë botërore në 29 korrik 2022.

Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe aktori i famshëm Harrison Ford. I cili do të interpretojë edhe një herë tjetër personazhin aventurier me kapele dhe kamzhik.

Filmi i ri do të vijojë historinë e filmit të vitit 2008 (Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull), që nuk u prit edhe aq mirë nga kritika, por që grumbulloi 790 milionë dollarë në “box office”.

Kjo do të jetë hera e fundit që 78-vjeçari Harrison Ford interpreton rolin e Indiana Jones.

“E kemi parë këtë personazh që të zhvillohet dhe të rritet për një periudhë të gjatë kohe. Mendoj se është gjëja e duhur për t’u bërë që të kthehet sërish me një film madhështor”, thonte Harrison Ford në një intervistë të vitit 2013, transmeton ‘a2news.al’.

Filmi i parë i sagës “Indiana Jones” është shfaqur në vitin e largët 1981.

LEXO EDHE: “Mainstream”, filmi i ri aktorit Andrew Garfield