Ndonëse manikyri i zi nuk është një trend i ri, nga viti i kaluar, numri i djemve që lyejnë thonjtë vazhdon të rritet, sidomos në gjeneratën Z.
Në Shqipëri mund të përmendim artistin Robert Aliaj i cili shquhet për stilin e tij të veçantë dhe jokonvencional apo djalin e tij, Krist Aliaj.
Por, ndryshe nga vendet e tjera të botës, tek ne, lyerja e thonjve tek burrat vazhdon të shihet si diçka e pazakontë.
“Përse burrat zgjedhin pikërisht manikyrin e zi?”
Fillimisht të ndalemi tek simbolika që manikyri i zi ka. Zakonisht ngjyra e zezë personifikon forcën, besimin në vete dhe fuqinë.
Manikyri mund të shihet si diçka e destinuar për gratë, por shumë burra gjatë gjithë epokave deri në ditët e sotme kanë zgjedhur të aksesojnë veten me kozmetikë që gratë tani i pretendojnë si “të tyre”.
Manikyri i zi tek meshkujt nuk është një fenomen i ri dhe ka pasur shumë arsye gjatë shekujve pse zgjedhin t’i lyejnë thonjtë me ngjyrë të zezë.
Burrat e lashtë babilonas në vitin 3500 para Krishtit aplikuan të zezën në thonjtë e tyre. Ata përmes thonjve të zi shfaqnin statusin e tyre social, pasi thonjtë e zinj shiheshin si një shenjë e statusit më të lartë.
Edhe burrat egjiptianë ngjyrosnin thonjtë e tyre në 3000 pes. Ashtu si babilonasit, e zeza në thonj nënkuptonte statusin e tyre shoqëror.
Luftëtarët babilonas po ashtu ngjyrosnin thonjtë me qëllim që të shfaqeshin më të egër para armiqve. Edhe luftëtarët e lashtë “Inca” preferonin zbukurimin e thonjve.
Përveç rastit të mësipërm e kemi parë këtë shprehje të identitetit edhe gjatë periudhave të tjera të historisë. Shumë këngëtarë, muzikantë, artistë dhe të famshëm meshkuj lyenin thonjtë me ngjyrë të zezë.
Gjatë fundit të viteve ’70 dhe ’80, shumë yje të muzikës “Rock” dhe “Punk” e kishin këtë pamje. Ata konsideroheshin rebelë. Disa prej tyre luftonin për kauza të rëndësishme .
Sot shumë djem e burra e përdorin manikyrin e zi për t’u rebeluar ndaj normave shoqërore, për të treguar se ndjekin modën, për shkak të stilit të tyre jo të zakonshëm, apo edhe për të shfaqur identitetin e tyre seksual.
Ndër të famshmit që ndër vite kanë përdorur manikyrin e zi mund të përmendim Johny Depp, Kurt Cobain, David Bowie, Seal dhe Jared Leto ndër të tjerë.
ObserverKult
Kliko edhe:
AFORIZMA NGA DRITËRO AGOLLI: NË TOKËN E RRUMBULLAKËT, SHQIPËRIA JONË DEL ME KURRIZ TË PËRKULUR…
Kliko edhe:
ALBAN TARTARI: DUA SËRISH TË T’I PUTH DUART…
Dua sërish të t’i puth duart
që janë rrudhur,
si kodrat e këtyre anëve,
ato duar, që dikur
bukë u dhanë partizanëve.
Dhe të vë kokën,
në prehrin tënd,
të më tregosh si dikur përralla,
nga ato që s’gjenden në asnjë vend,
dhe të ma këtë zilinë gjithë mëhalla.
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult