“Zonja nga fshati” pati edhe risitë e veta siç ishte pjesëmarrja e Robert Ndrenikës dhe kjo ishte një vlerë më vete”, pas 40 vitesh rrëfehet regjisori, Pirro Milkani.
Violeta Manushi mund të ketë pasur shumë role në film e në teatër. Por Ollga te filmi “Zonja nga qyteti” e bëri atë të paharrueshme. Mbase për shkak të një karakteri të ngjashëm, ishte pothuajse njësoj i suksesshëm edhe roli i saj te “Pallati 176”. Por për shkak se nuk ishte boshti i kësaj komedie, teto Rita nuk arriti përmasat e teto Ollgës.
Filmi i famshëm i regjisorit Piro Milkani, pikërisht këto kohë bën 40 vite që kur është realizuar.
Për këto arsye regjisori Milkani, kujton Manushin. Me Violetën, Milkani dhe bashkëshortja e tij, Bebi Kristidhi, kanë ndarë më shumë se sheshxhirimin.
Rrethanat erdhën të tilla që të dy të jetonin në një hyrje pallati, prandaj edhe marrëdhënia u bë më e afërt se me kolegët e tjerë. Nuk është fare e rastësishme prania e Violeta Manushit te filmi i fundit i Milkanit “Trishtimi i zonjës Shnaider”.
Kush kanë qenë episodet më të bukura?
Moment tjetër kur jemi detyruar të ndërpresim xhirimet ka qenë për shkak të të qeshurave të Koçit, Vasillaq Vangjelit.
E bënte në mënyrë kaq të natyrshme atë të qeshur, saqë nuk mund të përmbaheshim nga të qeshurat të gjithë. Vite më vonë, kur kam lexuar nga regjisori Milos Forman e kam parë “Amadeus”. Shihja reagimet e të tjerëve që çuditeshin me të qeshurën e Moxartit.
Çuditeshin sepse thoshin se si ishte e mundur që një muzikant i jashtëzakonshëm të ketë një të qeshur të tillë, që vetëm me muzikalitetin nuk ka të bëjë. E solla këtë episod për t’iu thënë që në këtë rast e qeshura e Koçit ishte e realizuar më mirë se e Moxartit.
Do të ishte e çuditshme të mos i kishit ndërprerë xhirimet, por a ju është dashur të bëni shumë dubla për këtë?
Aq sa të na duheshin ne, jo aktorit. Nuk jam e sigurt nëse e kujtoj mirë atë që më ka thënë Bulku, por di që skena e shirave ka pasur disa peripeci…
Do të kishte pasur nëse do të kishte qenë ftohtë, por jo. Pastaj aktorët ishin të rinj dhe e përballuan shumë mirë. Kur ne po xhironim, ndërtohej atë kohë në Qafë-Thanë një tunel. Gjatë punimeve ata goditën një damar, që bëri të shpërthente uji në fushën e Domosdovës. Por kjo ne nuk na pengoi. Përkundrazi, e bëri më reale skenën. Sigurisht që, përveç kësaj ngjarjeje, ishin aty edhe makineritë e shiut. Dhe është e vërtetë që aktorët u lagën deri në palcë. Por siç ju thashë, edhe për shkak të moshës, ata e konsideruan lojë këtë gjë.
Jo shume vite me vonë, me pothuajse të njëjtën trupë aktorësh, ju realizuat filmin “Zonja nga fshati”, e megjithatë ky i dyti nuk arriti dot të kishte ndikimin e të parit te shikuesi… Apo, gjërat e mira nuk ngjasin dy herë njësoj…
Jo, “Zonja nga fshati” nuk arriti dot suksesin e filmit të parë, megjithëse ishim po ata njerëz. Î Nuk di t’ju them për arsyet, sepse patëm po atë përkushtim e po atë dashuri. Por nga ana tjetër, regjisori nuk mund ta parashikojë suksesin. Duhet të dini që në diktaturë humori është më i lulëzuar, sepse njerëzit kanë nevojë të shkarkojnë dhe munden ta bëjnë vetëm përmes humorit.
E njëjta logjikë u ndoq edhe më pas, por siç duket pika e fortë e Ollgës kishte qenë kryeneçësia e saj për t’u përshtatur me një realitet tjetër, këtë gjë njerëzit nuk e shihnin të ndodhte në realitet, prandaj dhe e kanë pëlqyer.
Pra kur Ollga u bë njëra prej tyre, u bë e zakonshme…
Mundet, por “Zonja nga fshati” pati edhe risitë e veta, siç ishte pjesëmarrja e Robert Ndrenikës. Kjo ishte një vlerë më vete. Megjithatë, po ta shohim nga konteksti i sotshëm kohor, raportet njerëzore që janë në të dy filmat, nuk i gjejmë më. Dhe nga përvoja ime 60-vjeçare, më rezulton që “Zonja nga qyteti” është rasti kur të gjithë elementët filmikë, qëndrojnë mirë me njëri- tjetrin.
Shikuesi mundet të mos e kuptojë. Por diçka e vogël të mos shkojë, ndikon në të tërën./revista-ai.com
ObserverKult
Lexo edhe:
VIOLETA MANUSHI, MBRETËRESHA E KOMEDISË QË JETA I QESHI VETËM NË SKENË