Pse nuk u martua Mid’hat Frashëri? Historiani Butka flet për historinë e dashurisë me funksionaren rumune

Historiani Uran Butka ka folur në emisionin “Pas Mesnate” dhe për figurën e shquar të Mid’hat Frashërit. Ai është ndalur më konkretisht te dashuria e tij me rumunen Angela Romano.

Historiani ka ndarë detaje nga letërkëmbimi mes tyre, ku zbulohet dhe arsyeja se pse Frashëri nuk u martua asnjëherë.

“Nuk janë letra të zakonshme. Janë letra midis dy intelektualëve, një shqiptari si Mid’hat Frashëri, një njeri tërësisht europian, një njeri që dashuron dhe nuk bën aventura, por dashuron me shpirtin e tij dhe i qëndron besnik asaj dashurie me Angela Romanon, një funksionare e ministrisë se Punëve Sociale dhe u dashuruan.

Kjo dashuri e pastër, e sinqertë, e bukur, vazhdoi për çerek shekulli, për 24 vjet dhe kudo ku shkonte Mid’hati, vinte në Shqipëri, shkonte në Greqi si ambasador, shkonte në Konferencën e Paqes si kryetar i dërgatës shqiptare në Paris, ku u shqua si diplomat, në SHBA. Letrat e Angelës, kësaj rumune të bukur i shkonin kudo që ishin.

Edhe ato ruhen sot në arkivin e shtetit dhe janë me qindra letra që përbëjnë jo vetëm një dëshmi dashurore, por dhe jetësore. Kjo pasi që flasin dhe për planet e së ardhmes.

Ajo e fton të shkojë në Rumani, të jetojnë në Evropë dhe ai nuk pranonte ta linte vendin e tij sepse thoshte që ishte i lidhur me fatin e vendit të tij. Këtu merr dhe përgjigjen pse Mid’hat Frashëri nuk u martua”, u shpreh Butka./abcnews.al

ObserverKult


Midhat Frashëri

Lexo edhe:

MIDHAT FRASHËRI: TË FALEM TY, O E DASHURA IME!

Nga Midhat Frashëri

Si kombetë me vetija e me mendime të fjeshtë q’i falenë një fytyre gdhëndurë në gur a në drú: si kombetë më të qytetëruarë që rrinë me orë dhe lutenë përpara një fytyre bërë më gjyrë vaji a dy copëra drurë të bashkuarë;

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult