Nga Alma N. Liço
Modestia… sa i munguar ky tipar njerëzor ne realitetin e sotëm. Nuk kam parasysh modestinë e sforcuar, atë që ta detyron varfëria ose pamundësia për të patur kontroll mbi jetën tënde, atë që të ul kokën, por që ndërkohë të mllefos për diferencat e stërmëdha jetike qe te rrethojnë.
Ajo që për mua është mungesë e mirëfilltë modestie-përulësie lidhet me të pasurit, me të fuqishmit, me ata që kanë në dorë fatë njerëzore. Të pasuruar në kohe rekord, me merita të dyshimta ose aspak të tilla, ata e shkëpusin veten nga realiteti dhe domethënia e ashpër se çfarë do të thotë te jetosh me të ardhura 400-500 euro në muaj.
Shfaqen ekraneve gjithë pompozitet, dhe japin këshilla si duhet të ushqehesh, si duhet të vishesh, si dhe ku duhet t´i bësh pushimet, çfarë shkolle duhet të frekuentosh…etj…dhe e bëjnë këtë me fodullëkun më të madh, duke mos kujtuar për asnjë moment që të ardhurat e shumicës se popullsisë nuk mundësojnë asnjërën prej tyre.
Ndonëse nuk eshte e udhës të këshillosh ata që nuk kërkojnë të tilla, guxoj të sugjeroj që së paku të përpiqen të ulen me këmbë në tokë. Të shohin mundësitë dhe pamundësitë e njerëzve, të mos i fyejnë ata duke u ofruar modele ekonomikisht të paarritshme. Nëse nuk ndjejnë asnjë shtysë të ndihmojnë, së paku të kursejnë shfaqjet e tyre të degjeneruara milionere. Jetës nuk i dihet kurrë…!
ObserverKult
————-
Lexo edhe: