Të vërtetat e dashurisë: Të dashurosh do të thotë të duash pa kushte …

mendoja
Foto ilustrim

Të dashurosh do të thotë të duash pa kushte një person tjetër. Do të thotë të respektosh, të kuptosh, të pranosh dhe të jesh i dashur.
Sidoqoftë, pas gjithë kësaj teorie, ekzistojnë 4 të vërteta të mëdha për dashurinë, të cilat zakonisht nuk i perceptojmë apo i nënvlerësojmë.
A është dashuria e pakufizuar?
A duhet të pretendojmë të njëjtën me atë që japim?
A ekziston princi i kaltër?
Këto janë pyetje që herët a vonë të gjithë ia bëjmë vetes. Ende shumica mbeten pa përgjigje.
Si përpjekje, po ju sjellim një qasje ndryshe, për të kuptuar se sa të vërteta fshihen pas dashurisë.

Mos bini në idealizim

Princi i kaltër është një vizion idilik, i trashëguar nga adoleshenca dhe që duhet ta harrojmë. Askush nuk është i prerë për dikë tjetër, dhe as i përsosur. Dashuria me shikim të parë ekziston, por ajo nxitet nga konteksti në të cilin e gjejmë veten dhe nga kultura në të cilën rritemi. Të gjithë kemi cilësi pozitive dhe negative.

Për rrjedhojë, edhe një marrëdhënie dashurie do të ketë pikat e forta në të cilat do të ndihemi më të sigurt, dhe pika të dobëta që do të duhet t’i forcojmë. Duke e pasur parasysh këtë gjë, do të jemi të vetëdijshëm për llojin e marrëdhënies, për aspektet ku mund të punojmë dhe ato që funksionojnë në mënyrë perfekte.

Me kalimin e kohës dashuria forcohet

Mendojeni dashurinë si një pemë. Në fillim mbillet fara, plot forcë dhe dëshirë për t’u rritur. Pak nga pak, duke u kujdesur vazhdimisht për të, një pemë e vogël do të rritet. Vitin e parë edhe pse mund të duket e brishtë, do të shihni që sa më shumë ta ujitni, aq më i plotë dhe më i fortë do të bëhet trungu.

Nëse e trajtoni me respekt, me kalimin e viteve, do të jetë edhe më i fortë. Në fillim, iluzioni për një dashuri të re është aq i madh, saqë duket sikur ecim tre metra mbi tokë. Sidoqoftë, kur vjen stuhia e parë, nëse rrënjët nuk janë të forta, ka të ngjarë që pema të shkatërrohet dhe marrëdhënia të prishet.

Është e qëndrueshme, jo momentale

Zygmunt Bauman shënoi termin ‘dashuri e lëngët’ për t’iu referuar marrëdhënieve të brishta, të lindura në rrjetet sociale. Marrëdhënie ku secili partner kërkon pa dhënë asgjë në këmbim. Është një formë egoiste, banale dhe sipërfaqësore e dashurisë, fryt i një konsumizmi mbizotërues.

Sapo partneri nuk ju duhet më, e lini për të gjetur një të ri. Një nga të vërtetat më të mëdha për dashurinë është se kjo ndjenjë nuk është e rrufeshme, e çastit dhe as mendjelehtë. Është normale që ka kriza të vogla. Për të qenë e qëndrueshme, dashuria ka nevojë për kompromis dhe vullnet.

Kush ju do, nuk ju bën për të qarë

Duhet të merrni parasysh se nuk ka mashtrim më të madh se sa të besoni se partneri ju bën për të qarë për t’ju treguar se sa shumë ju do. Një person që ju dashuron, nuk ju lëndon, por jua thotë gjërat me mirësi, duke u përpjekur t’ju kuptojë. Synimet e tij nuk duhet të jenë që t’ju bëjë të qani, dhe as të injoroni vuajtjet tuaja, por të dëshirojë të jeni me të.

Ai do që ju të jeni mbështetja dhe hija e tij. Psikologia Melanie Greenberg këshillon se dashuria “është një nga ndjenjat më të rëndësishme, por edhe më e keqkuptuara”. Diçka irracionale, një aftësi që kërkon stërvitje dhe angazhim. Nuk është automatike dhe varet nga vullneti i individit./Psikologjia

ObserverKult


Lexo edhe:

ÇAPAJEV GJOKUTAJ: DASHURIA KA NEVOJË EDHE PËR FSHEHTËSI…