Pedagogë dhe psikologë të shumtë theksojnë se është e rëndësishme t’u lexoni fëmijëve libra me figura që në moshë të vogël.
Hulumtimet dhe përvojat kanë treguar se leximi i librave me figura ka një efekt stimulues në zhvillimin socio-emocional dhe kognitiv të fëmijës.
Në jetën e fëmijës ka shumë role dhe funksione, sepse libri me figura e fut fëmijën në botën e dijes, ngjall emocione, zhvillon të folurin dhe nxit shprehjen verbale, pasuron fjalorin, me të fëmija zhvillon aftësinë për të vëzhguar, mban mend, aftësi për të menduar me logjikë, rrit përqendrimin, stimulon imagjinatën.
Një ndikim shumë i rëndësishëm (dhe i domosdoshëm afatgjatë) i librit me figura është njohja e fëmijës me mediat e shkruara, e me këtë edhe motivimi për të adoptuar teknikat e të lexuarit, të cilat do të jenë baza e suksesit të tij gjatë shkollimit.
“Një libër me figura të ndryshme duhet të jetë pjesë e përditshmërisë së fëmijës tuaj, një lidhje, një përkrahës dhe një hero”, theksojnë ekspertët.
Prindërit luajnë rolin më të madh në nxitjen e shprehive të paraleximit tek fëmija. Ndonëse në moshën më të vogël mund të mos kuptojë çfarë i lexohet, fëmija dëgjon zërin e këndshëm të prindërve dhe në këtë mënyrë gjatë leximit “të përbashkët” ndërtohet një ndjenjë afërsie dhe lidhje.
Është e dëshirueshme që librat me figura fillestare të përmbajnë ilustrime shumëngjyrëshe me pak detaje dhe pak tekst – tekst në të cilin përsëriten disa fjalë, me tekst në stilin e një numëruesi ose në vargje të rimuara.
Zakonisht, librat me figura për më të vegjlit janë bërë nga materiale të buta që nuk janë të ndjeshme ndaj shtypjes dhe grisjes, në mënyrë që fëmija të përdorë më së shumti shqisat e tij kur kalon kohë me librin me figura.
Ilustrimet dhe dizajni i librit me figura luan një rol të madh në zgjedhjen e librit me figura dhe duke parë ilustrimet me vlerë, fëmija zhvillon që në moshë të vogël një ndjenjë estetike dhe shije./ portalb.mk
ObserverKult
Lexo edhe:
ELONA ÇULIQ: FËMIJËT DUHET ME I LANË T’PAVARUN NGA DËSHIRAT TONA EGOISTE
Me mujtë me i lanë fëmijët tanë me u rritë të pamvarun nga projektimet e dëshirave tona egoiste.
Me u rritë e me u ba pemë që harlisen në liri, pa i pre a dhanë drejtim degëve për me u dukë mirë e bukur, e me përmbushë skemat boshe të shoqnisë.
Me mujtë mos me i marrë arritjet e tyne si arritje tonat.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult