Pse prindërit nuk duhet t’i lejojnë fëmijët të shohin filmin “Barbie”

Në premierën e filmit Barbie, kudo nëpër botë, shumë njerëz morën me vete fëmijët e vegjël. Dhe edhe adoleshentë të pashoqëruar kanë mbushur radhët e kinemave.
Por a është filmi Barbie i përshtatshëm për fëmijët? Epo… Duket se jo.

Shoqata e filmave e ka vlerësuar Barbie si PG-13. Kjo dmth se Barbie nuk është e përshtatshme për fëmijët nën 13 vjeç.

Dhe një fëmijë mbi 13 vjeç nuk duhet lejuar ta shikojë filmin i vetëm në shoqërinë e bashkëmoshatarëve të tij, por, vetëm i shoqëruar nga të rriturit, shkruan People.

Filmi përfshin tema që nuk janë për fëmijët, si diskutime për vdekjen dhe krizën ekzistenciale.

Po ashtu disa nga batutat janë mjaft të komplikuara dhe, sipas distributorit, të pakuptueshme për fëmijët.

Përdoret gjithashtu një fjalor i papërshtatshëm për fëmijët, i cili përfshin fjalë sharje dhe referenca sugjeruese për përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët nën 13 vjeç.

“Unë mendoj se Gerwig përfshiu përmbajtje për gjeneratat e vjetra duke e ditur se një pjesë e madhe e audiencës do të jenë të rinj dhe fëmijë.

Njerëzit që u rritën me Barbie në vitet ’80, ’90 dhe 2000 po kërkojnë atë nostalgji, por edhe argëtimin,” tha Danny Brogan, redaktor ekzekutiv në Common Sense Media, një organizatë që vlerëson përmbajtjen para ekranit për fëmijë.

Për çfarë flet filmi Barbie?

Pasi Keni dhe Barbie udhëtojnë në botën reale, filmi eksploron ndryshimin midis “jetës së Barbit” dhe jetës së një gruaje në shoqërinë reale, moderne.

“Ka të bëjë me atë se si trajtohen dhe shikohen femrat në botën reale”, tha regjisorja Greta Gerwig.

Filmi, i cili tashmë ka tërhequr shumë vëmendje, shfaq Margot Robbie si një kukull Mattel.

Përveç Margot, në film luajnë Ryan Gosling, Sima Lee, Issa Rae, Will Ferrell, Michael Cera dhe America Ferrera.

“Njerëzit nuk e kanë idenë se çfarë presin. Çfarëdo që të mendoni, nuk është. Është diçka tjetër”. Kështu u shpreh Ferrera për People. Simu Lee tha se duhet të shikohet filmi me kujdes që të kuptohet.

ObserverKult


Lexo edhe:

EDHE NJË SUKSES: DUA LIPA, PJESË E FILMAVE TË HOLLIVUDIT

Duket se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa do t’i bashkohet aktorëve si Margot Robbie dhe Ryan Gosling në filmin e shumëpritur me titull “Barbie”.

Ky film pritet të dalë në korrik të këtij viti.

Në film do të shohim historinë e kukullës ikonike bionde. Ajo ka bërë për vete tërë botën që nga lansimi i parë i lodrave për fëmijë në vitin 1959.

Pavarësisht sa kohë kalon, Barbi vazhdon të jetë një ndër figurat me të cilat vajzat janë rritur duke pasur një ndikim në standardet e bukurisë. Stilin dhe po ashtu mënyrën sesi e shohin veten.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult