Pse qytetërimi Nazka shkaktoi vetë rënien e tij

Nazka është ndoshta një nga qytetërimet më misterioze në historinë e njerëzimit. Rreth 1500 vjet më parë, kjo shoqëri e përparuar në Peru u shemb në mënyrë misterioze. Shkencëtarët kanë sugjeruar si shkak një fenomenin masiv klimatik të njohur edhe sot si El Ninjo. Megjithatë, studimi i bërë kohë më parë tregon se edhe shpyllëzimi masiv ka luajtur gjithashtu një rol kyç në vdekjen e qytetërimit Nazka.

Arkeologu Dejvid Beresford-Xhons nga Universiteti i Kembrixhit, zbuloi se Nazka-t e lashtë prenë pemën që rritej tipikisht në këtë rajon, huarangon, për të mbjellë misër, pambuk, dhe kultura të tjera bujqësore. Pemët huarango luanin një rol të rëndësishme në mjedisin shkretëtinor të Nazka-s. Ato shtonin lagështinë dhe pjellorinë e tokës, garantonin hije nga i nxehti përvëlues i shkretëtirës, dhe shmangnin erozionin.

Prerja e pemëve huarango shkaktoi dëme të pakthyeshme në mjedis. Kur ndodhi El Ninjo, pemët huarango nuk ishin më për të parandaluar apo zvogëluar përmbytjet. Për pasojë, përmbytjet dëmtuan sistemet e ujitjes, duke i lënë Nazka-s një sipërfaqe jofunksionale për bujqësinë./bota.al

LEXO EDHE: Misteri: Zbërthimi i kodeve të letërsisë së qytetërimit Hindu