Pse shikuesit tërhiqen kaq shumë nga personazhi negativ?

Qoftë në televizion apo në një film, ndodh që publiku e do personazhin negativ , atë të keqin.

Sipas një studimi të ri të Universitetit të Miçiganit, SHBA, si të rriturit ashtu edhe fëmijët mendojnë se shpesh personazhet negativë duken më të mirë nga brenda sesa heronjtë.

Madje për këta të fundit mendohet se janë përbrenda të këqij.

 “Pra, njerëzit besojnë se ka një mospërputhje midis sjelljeve të jashtme të një njeriu të keq dhe vetes së tyre të brendshme.

Ky është një hendek më i madh për personazhet negative sesa për heronjtë”-thotë Valeri Umsheid, doktorante në psikologji në këtë universitet, dhe autorja kryesor e studimit.

Umssheid dhe kolegët e saj kryen tre studime me 434 fëmijë (4-12 vjeç) dhe 277 të rritur për të përcaktuar se si individët i kuptojnë veprimet antisociale të kryera nga njerëzit e ligj.

Ata u përqendruan tek gjykimet e pjesëmarrësve mbi personazhet negativë dhe heronjtë fiktivë të njohur apo të rinj, si Ursula tek “Sirena e Vogël” dhe Udi i “Toy Story”.

Studimi 1 zbuloi se fëmijët i shihnin si shumë negative veprimet dhe emocionet e personazheve të këtij të fundit.

Kjo sugjeron se prirja e mirë-dokumentuar e fëmijëve për t’i gjykuar njerëzit si të mirë, nuk e pengon vlerësimin ndaj formave ekstreme të ligësisë së tyre.

Studimet 2 dhe 3, vlerësuan besimet e fëmijëve dhe të të rriturve në lidhje me karakterin moral dhe veten e vërtetë të heronjve dhe personazheve të këqij.

Kjo, duke përdorur një sërë dëshmish konvergjente.

Kjo përfshinë mënyrën se si një personazh ndihej së brendshmi, nëse veprimet e një personazhi pasqyronin veten e tyre të vërtetë, dhe nëse kjo e fundit mund të ndryshojë me kalimin e kohës.

Përmes këtyre masave, studimi tregoi se si fëmijët ashtu edhe të rriturit e vlerësonin vazhdimisht veten e vërtetë të personazheve të tilla si jashtëzakonisht të këqij.

Dhe po ashtu shumë më negativ sesa heronjtë.

Njëkohësisht, studiuesit zbuluan një asimetri në gjykime, ku personazhet negative kishin më shumë gjasa sesa heronjtë që të kishin një vetvete të vërtetë që ndryshonte nga sjellja e tyre e jashtme.

Umsheid tha se si fëmijët ashtu edhe të rriturit besonin se personazhet si Ursula kishin njëfarë mirësie të brendshme, pavarësisht nga veprimet e këqija apo imorale që kryejnë rregullisht ata.

ObserverKult


Lexo edhe:

A DO TË KETË VAZHDIM TË FILMAVE TË “AVATAR”? VETË REGJISORI JAMES CAMERON ZBULON TË VËRTETËN!

Filmi i njohur dhe mjaft i suksesshëm “Avatar: The Way of Water” u prit mjaft mirë nga të gjithë. 

Vazhdimi i shumëpritur i filmit “Avatar” u shfaq premierë dhjetorin e kaluar, plot 13 vite pas publikimit të pjesës së parë. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult