Dr. Frederik William Burnham i Ushtrisë Britanike që shërbente në Shkodër kishte deklaruar se shqiptarët vendas hanë shumë rrallë mish dhe ushqehen me perime të freskëta, grurë të zier, bukë dhe prodhime bulmeti. Këta janë nga njerëzit me vitalë dhe më të fortë në botë.
Më poshtë ju sjellim letrën e datës 22 majit 1922:
“Zotërinj gjatë një viti kam vizituar, operuar apo trajtuar 20.133 pacientë që kanë ardhur në Ambulancën e Kryqit të Bardhë këtu në Shkodër. Zbulimet negative nuk janë më pak interesante se ato pozitive.
Vetëm një rast me kancer dhe megjithëse numrin e madh të pacientëve asnjë rast me apandesit. Ata hanë shumë rrallë mish dhe ushqehen me perime të freskëta, grurë të zier, bukë dhe prodhime bulmeti.
Këta janë nga njerëzit me vitalë dhe më të fortë në botë, dhe rrjedhimisht janë njerëz jo me shenja depresive
Këta njerëz i japin shumë rëndësi zbrasjes së stomakut duke dalë jashtë tre herë në ditë dhe duke zbrazur edhe zorrën e trashë. Ky është ritmi natyral i zorrëve për njerëzit që jetojnë jo më mish. Me mishngrënësit ndodh fenomeni i kalbjes së mishit në kolonën e zorrës dhe si rrjedhim sjell helme që paralizojnë stomakun dhe sjellin kapsllëk, kolit dhe apandesit nëpërmjet zgjatimit të kolonës në apandesit“”.
Studiuesi Auron Tare është ai që pulbikoi një letër të rrallë të gjeneralit kanadez të Brigadës Dr. Frederik William Burnham i Ushtrisë Britanike që ishte pjesë e forcës ndërkombëtare në Shkodër.
ObserverKult
———————————-
LEXO EDHE: SHQIPTARËT E KOSOVËS GJATË KOMUNIZMIT NË SHQIPËRI: NA U NXI JETA NË BURGJE E KAMPE
Një njollë e zezë mbetet për shtetin komunist të Enver Hoxhës, keqtrajtimi që i ka bërë emigrantëve kosovarë që vinin në Shqipëri gjatë diktaturës. Duke e menduar Shqipërinë si vendin e shtetin e tyre. Ata gjenin këtu një trajtim edhe më të keq nga vendi i tyre që ishte i pushtuar nga jugosllavët.
Qëndrimi i shtetit komunist, gjatë gjithë ekzistencës së tij, mbeti shumë armiqësor ndaj shqiptarëve të Kosovës e Çamërisë.
Në letrat e tyre drejtuar udhëheqjes së lartë komuniste, ata kërkonin kryesisht të shpëtonin nga e keqja që i kishte gjetur. Shumë shqiptarë nga Kosova banonin këtë kohë në Seman të Fierit…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KÊTU