Publikohet fotografia e veçantë e komandantit Adem Jashari në Muzeun e Krujës

Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka shpërndarë një fotografi të komandantit legjendar Adem Jasharit, në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë fotografi, drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik të Krujës, Mehdi Hafizi, foli për ATSH-në.

“Në vitin 1992 Adem Jashari me shokët e tij vizituan Muzeun Muzeu Historik dhe Etnografik të Krujës. Ata kanë fiksuar në një fotografi këtë moment të veçantë”, tha ai.

Adem Jashari ishte kryekomandanti dhe themeluesi kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 28 nëntor 1955 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Drenicës, në Kosovë ndërsa ra dëshmor më 7 mars 1998 në të njëjtin fshat, gjatë sulmit në Prekaz. Pas luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.

Së bashku me vëllain e tij Hamzën, Adem Jashari ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore–ushtarake serbe, të cilët më vonë e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Adem Jashari ra heroikisht së bashku me 58 anëtarët e familjes së tij. Ai njihet si “Kryekomandanti Legjendar i UÇK-së”.

ObserverKult


Lexo edhe:

STEFANO BENNI: KU JANË SYTË E TU TË ZINJ

Ai – Ku janë sytë e tu të zesë,
dhe profili yt si hyjneshë,
konsumohem në mendimin
si mund t’i shoh përsëri.

Ajo – janë të kaltër tani sytë e mi,
sepse kam lente kontakti,
dhe hundën e kam ribërë,
njihmë pra i dashuri im.

Ai – Nuk e shoh më buzën tënde,
gonxhen e vogël rozë
që e puthja me epsh.
Dhe gjoksi yt i paprekur
që e mbaja në një dorë
tani më duket mjaft më i madh
katër herë së paku u rrit.

Ajo – Oh më shqetëson ky kujtim
por unë jam përherë po ajo
goja ime është pak më e madhe
dhe gjoksi im i derdhur.
Më ndryshoi silikoni
por s’ndryshoi aspak pasioni im.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult