Publikohet lista: Këta janë aktorët më të paguar

Adam Sandler dhe Margot Robbie ishin aktorët më të paguar të vitit 2023 .

Këtë e ka konfirmuar Forbes së fundmi me publikimin e listës së të gjithë aktorëve të mëdhenj.

Aktori më i paguar në Hollywood për vitin 2023 u shpall Adam Sandler, i cili ka fituar një shumë marramendëse prej 73 milionë dollarëshe.

Ndërkohë, Margot fitoi 59 milionë dollarë vitin e kaluar… padyshim, shumica e tyre janë paratë e “Barbie”, ku filmi fitoi mbi 1 miliard dollarë në arkë.

Pjesa tjetër e listës nuk është aq befasuese, pasi përfshin shumë emra të mëdhenj – duke përfshirë Tom Cruise (45 milion dollarë), Ryan Gosling (43 milion dollarë), Matt Damon (43 milion dollarë), Jennifer Aniston (42 milion dollarë) , Leonardo DiCaprio (41 milion dollarë), Jason Statham (41 milion dollarë), Ben Affleck (38 milion dollarë) dhe Denzel Washington (24 milion dollarë)./tmz.com

ObserverKult


sa e bukur esenin qytetare

Lexo edhe:

SERGEJ ESENIN: LETËR GRUES

Poezi nga Sergej Esenin

Mbani mend,
Ju, dihet, çdo gja mbani mend,
Si kam qëndrue pranë murit,
Gjaku tue m’vlue,
Ndërsa Juve s’u zinte vendi vend
Diçka ashpër
Tue m’qortue.

Thatë se:
Mes nesh do t’këputni çdo gja,
Se ju ka lodhë
Jeta e ndytë që e çoj;
Se asht koha diçka me ba,
Se asht shkrue,
Që gjith’ ma poshtë t’shkoj.

O, e dashtuna e ime!
S’më keni dashtë aq shum.
As s’keni dijtë se në ferr t’njerëzve isha
Si kal’ i grahun, i shtymë, i lodhun
N’duer t’kalorsit që s’din çka asht friga.
As që dijtët
Se mbytesha n’tym aty,
N’at jetë që stuhija n’përleshje e rrenoi,
Se vuej, pse nuk muj me kuptu’
Se ku, ku fat’ i njerëzve do na çojë.
Ballë për ballë-
Fytyra nuk shihet.
E madhja dallohet mu n’largsi.
Kur deti i tërbuem buçet-
Vapori punët i ka si â ma zi.

Toka asht-vapori!
Nji çast njifarë njeriu
Drejt jetës s’re, plot lavdi,
N’gjirin e turbullt t’stuhisë e ka drejtu;
Vaporin me shum mjeshtri.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult