Kosova, shteti më i ri i Evropës është një destinacion i ri turistik dhe aventuresk për turistët e huaj.
Publikohet tashmë guida e parë monografike në italisht për Kosovën që u ofron turistëve informacione të përgjithshme për të kuptuar vendin përmes historisë dhe kulturës së saj.
Tashmë konsiderohet si një destinacion turistik i paparë ku trashëgimia e botës ortodokse është kombinuar me gjurmët osmane dhe gjallërinë e një populli ndër më të rinjtë në kontinentin e vjetër, transmeton ‘diasporashqiptare.al’.
Në monografi thuhet se e gjithë Kosova, ia vlen të vizitohet. “Nga aksesorët arkitektonike të Prizrenit deri te pazari i pamasë i Gjakovës, duke kaluar nëpër peizazhet befasuese të Luginës së Rugovës dhe manastireve të mrekullueshëm mesjetarë, vendi është një befasi e vazhdueshme. Kjo guidë ofron disa itinerare për të zbuluar vendin: hapësira të mëdha, megjithë përmasat e tij të vogla, thesaret kulturore dhe një bukuri të patreguar që zbulohet pak nga pak. Kosova është një vend me bukuri të madhe të cilin ia vlen ta vizitoni para se ta shohin të gjithë”, thuhet në përshkrimin e guidës.