Publikohet projekti: Si do të përfaqësohet Shqipëria në Bienalen e Venecias?

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti deklaroi në një postim ne rrjetet sociale se është shpallur projekt-ideja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e Venecias.

Projekti që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 18-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venecias 2023 është “Përsiatje të pakohë ose:

Si mësojmë të jetojmë në realitete të sintetizuara (Untimely Meditations or: How We learn to live in synthesized realities)”.

Ky projekt është paraqitur nga Era Merkuri, (arkitekte dhe drejtuese e ekipit), nga Martin Gjoleka (arkitekt), Ani Marku (arkitekt) dhe Geraldo Prendushi (artist digjital).

Bienalja e Arkitekturës do të jetë e hapur për publikun nga 22 maj deri më 26 nëntor 2023.

Tema e kësaj bienaleje do të jetë “Laboratori i së ardhmes”. Ajo është përzgjedhur nga kuratorja e edicionit të 18-të, Lesley Lokko.

Ministria e Kulturës shpalli thirrjen në nëntor të vitit 2022, për projekt-ide të frymëzuara nga një vëzhgim i kujdesshëm i arkitekturës bashkëkohore dhe i shoqërisë shqiptare, sidomos aty ku kjo bën ndryshimin, si dhe mjetet vizuale përmes të cilave ato do t’i komunikohen publikut të gjerë dhe profesionistëve.

Përzgjedhja e kandidatëve kaloi në dy faza: faza e parë ishte ajo e përzgjedhjes së projekt-ideve më të mira dhe faza e dytë, ajo e paraqitjes së projekteve të plota të pavijonit shqiptar./konica.al

ObserverKult


Lexo edhe:

DURRËS, MBAHET BIENALJA “NETËT E MUZIKËS KLASIKE” DERI MË 10 GUSHT

Në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës po zhvillohet gjatë këtyre ditëve bienalja “Netët e Muzikës Klasike” me titullin “Në kopshtet sekrete të muzikës dhe pikturës”.

Ky event tradicional organizohet nga violinisti me famë ndërkombëtare Florian Vlashi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult