Publikohet traileri i “La Casa de Papel”, paralajmërohet fund dramatik për Lisbonën (Video)

Është publikuar traileri më i ri i serialit të njohur spanjoll “La Casa de Papel”. Sezoni i pestë dhe i fundit i serialit që ka mbajtur të mbërthyer shikuesit, do të transmetohet më 3 dhjetor.

Në trailerin e publikuar në YouTube nga “Money Heist”, është paralajmëruar fund dramatik për personazhin e Lisbonës, e cila shihet duke u arrestuar nga Policia.

Vlen të përmendet se sezoni i pestë dhe i fundit i këtij seriali i ka dy pjesë, transmeton ‘lapsi.al’.

Pjesa e parë është publikuar më 3 shtator 2021. Teksa pjesa e dytë do të publikohet më 3 dhjetor.

———————————————————————————————

LEXO EDHE: MISTERET E “LA CASA DE PAPEL”: A ËSHTË ALICIA GRUAJA E BERLINIT DHE A DO T’IA MARR PROFESORIN LISBONËS?

Sezonin e katërt të serialit që tashmë ka marrë përmasën e një trendi botëror “La Casa de Papel” transmetuar nga gjiganti Netflix. Edhe pse kishte 8 episode, shumica e fansave e kanë parë brenda një dite.

Por ngjarja ka mbetur e papërfunduar dhe është ndalur në një moment tejet dramatik. Atëherë kur inspektorja Alicia futet në dhomën e komunikimit të Profesorit duke e zënë atë në befasi.

Por duhet pranuar që në sezonin 4 ka pasur edhe skena të ekzagjeruara që kapërcejnë logjikën njerëzore. Ndaj kjo i ka bërë fansat konfuz për atë se që do të sjellë sezoni tjetër.

Regjisori Alex Pina nuk ka zbuluar ende asnjë detaj nga sezoni i 5. Madje as edhe se kur do të fillojnë xhirimet, pasi situata e krijuar nga pandemiaë COVID-19, ka mjegulluar të gjitha parashikimet.

Nga ana tjetër, sezoni 4 edhe pse ka dhënë përgjigje disa prej pyetjeve të bëra nga fansat në seritë e mëparshme. Gjithashtu ka ngritur disa dilema të tjera…

A është inspektorja Alicia Sierran, gruaja e Berlinit?

Një prej teorive dhe pikëpyetjeve të ngritura është nëse Tatiana, e fejuara e Berlinit e cila paraqitet në episodin 6 të sezonit 3. Është i njëjti personazh me inspektoren Alicia Sierra. Pavarësisht se mund të duket absurde, shumë persona e mendojnë që po. Shkaku i tipareve të ngjashme mes dy aktoreve…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU