Iris Elezi shkarkohet nga posti i drejtoreshës së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.
Shkak për shkarkimin e saj është punësimi i bashkëshortit të saj, Thomas Logoreci në të njëjtin institucion.
Bazuar në Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë, ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka urdhëruar shkarkimin e saj të menjëhershëm nga detyra. Në letër rendit të gjitha shkeljet e kryera prej saj.
Elezi ka kryer një sërë shkeljesh duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, ndërsa bashkëshorti i saj merrte pagën prej më shumë se një vitit. Ai ishte i punësuar në projektin “MEAP”.
Por nuk mbaron këtu.
Elezi duket se nuk ka pasur marrëdhënie të mira as me vartësit e tjerë. Në një prej pikave për shkarkimin e saj shkruhet se ka pasur probleme edhe me komunikimin me punonjësit e institucionit.
Pas shkarkimit, vendim i cili u mor ditën e sotme, nuk ka ende asnjë reagim nga vetë Elezi.
Ende nuk dihet se kush do të jetë pasuesi i saj në post.
Arkivi Qendror është institucion nën varësinë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë.
Merret me ruajtjen, përpunimin shkencor, pasurimin me materiale të reja dhe shfrytëzimin e materialeve arkivore filmike për krijime të veprave të reja kinematografike e televizive dhe veprave studimore.
Lexo edhe:
Shkarkohet drejtori i Teatrit Eksperimental, Kiço Londo
Shkarkohet nga detyra drejtuesi i Teatrit Kombëtar Eksperimental, regjisori Kiço Londo. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave.
Tekstin e plotë e gjeni KETU