Gjithnjë e më shumë punimet me thupra janë të kërkuara në treg si objekte artistike, por edhe lehtësisht të përdorshme. Por gjithnjë e më rrallë gjen punues të thuprave, të cilët me mjeshtëri të punojnë shporta, kanistra, apo objekte të tjera zbukurimi.
Prej më shumë se 50 vitesh, Qani Nuredini në Elbasan, end shkopinjtë me duart e tij të mbuluara nga kallot, ndërsa nuk e fsheh, se puna i fal kënaqësi dhe i zbut vetminë.
Po të rinjtë nuk kanë qejf, thotë Qaniu me keqardhje, që tradita do të zhduket.
Gjatë verës, Qaniu mbledh thuprat përgjatë luginës së lumit Shkumbin, ato duhet të ruhen të njoma, pasi thuprat e thata thyhen lehtësisht. Më pas, ato do të enden ngadalë në duart e të moshuarit, për të formuar shportën e bukur të frutave./tch