Nuk arriti ta mposht sëmundjen, ndërron jetë aktori i njohur francez

Legjenda e filmit francez, Jean-Louis Trintignant ka vdekur në moshën 91 vjeçare.

Ikona e ekranit ndërroi jetë i rrethuar nga familja pas një beteje trevjeçare me kan c erin në mushkëri, konfirmoi gruaja e tij.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e quajti Jean-Louis Trintignant “një talent dhe zë i mrekullueshëm artistik”.

Trintignant luajti me Brigette Bardot në paraqitjen e tij të parë në film më shumë se 65 vjet më parë.

Trintignant, luajti në 31 filma nga viti 1966-1974, duke fituar vlerësime. Një sërë rolesh kryesore në filmat midis fundit të 1960 dhe mesit të 1970 e bënë Tintignant një nga yjet më të njohur në Evropë, transmeton ‘insajderi’.

Ai njihet më së shumti për rolet, përfshirë “A Man and a Woman”. “My Night at Maud’s,” “The Conformist,” “Three Colors: Red” dhe “Amour.”

Në vitin 1969, Trintignant u nderua me çmimin e Kanës për aktorin më të mirë për thrillerin politik “Z”, drejtuar nga regjisori Costa-Gavras.


Lexo edhe:

PIKËLLUESE: NDËRROI JETË- NUK ARRITI TA PËRUROJË LIBRIN E SAJ TË FUNDIT

Meri Lalaj, nuk ia doli dot të përuronte të fundit libër të saj “Helena, Ismaili dhe unë” të sapobotuar...

U shua ditë më parë në moshën 79-vjeçare, shkrimtarja e përkthyesja e njohur. Ajo ndërroi jetë për shkak të problemeve të rënda shëndetësore të shkaktuara nga C o vid-1 9. 

Nga ditari “Lasgushi në Poradec”, romani “Kapërcyell”, vëllimi poetik “Gjethe vjeshte”. E deri tek “Instituti Femnor Nana Mbretneshë”, ku ajo u shkollua, zonja e fjalës së ngrohtë ka lënë pas dhjetëra tituj. Në të cilat lëvroi në shkrim e përkthim qoftë romanin ashtu edhe poezinë.

Një zë intelektual aktiv, ku me penën e mprehtë trajtonte përmes artikujve problematika të ndryshme që preknin vendin. Veçmas ato që i përkasin artit e kulturës…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU