Punimet restauruese në xhaminë Mbret nxjerrin në pah bukurinë e monumentit

Xhamia Mbret apo sikurse njihet nga banorët e qytetit Xhamia e Sulltanit, është xhamia kryesore e qytetit të Beratit. Në vazhdimësinë e projektit të emërtuar “Rrugët e Besimit” është ndërhyrë dhe po vazhdojnë aktualisht punimet për restaurimin e këtij objekti me financim nga “Agjencia Turke për Zhvillim”

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ka sjellë momente nga punimet që po kryhen në këtë objekt për restaurimin e xhamisë.

“Rrugët e besimit na çojnë në Berat, në Xhaminë Mbret, ku falë një pune të gjatë restaurimi dhe mbështetjen financiare dhe profesionale të TIKA. Ka dalë në dritë bukuria e këtij monumenti”, shprehet Margariti.

Xhamia Mbret është  “Monument Kulture i Kategorisë së I”.  Gjurmët e fillimit të ndërtimit të saj datojnë që në fillim të shek të XV për të vazhduar me plotësimin deri në shek e XIX.

Në periudhën e mesjetës, Xhamia Mbret së bashku me teqenë tjetër të Helvetive dhe konakët e saj, shënjonin edhe qendrën e qytetit të vjetër të Beratit.

Kohë më parë në këtë objekt është ndërhyrë me teknika jo të përshtatshme për një monument kulture të kategorisë së I. Ndaj projekti aktual konsiston në çlirimin e muraturës nga ndërhyrjet e papërshtatshme.

Me llaç çimento dhe realizimi i suvatimit me teknikat tradicionale. Konsolidimin strukturor të këtij monumenti, restaurimin e çatisë.

Tek tavanet, mafili gjithashtu edhe në të tjera segmente të përbërë nga elemente drusor. Por edhe tek pikturat murale do të bëhet ndërhyrje me teknikat e duhura për të realizuar një konservim sa më të mirë të objektit./ATSH