Punoi disa vjet që bustet e 54 perandorëve romakë t’i kthente në portrete “reale”, ja rezultati (Foto)

Një artist ka kthyer bustet e ngurta të perandorëve të lashtë romakë në portrete thuajse reale. Kjo është arritur me anë të artefakteve historike dhe Inteligjencës Artificiale.

Portretet u realizuan nga Daniel Voshart, një artist nga Kanadaja, i cili tregoi se gjithçka nisi gjatë pandemisë kur kishte shumë kohë të lirë në duar.

“Ishte një projekt karantine që më doli pak nga duart, por tërhoqi vëmendjen e historianëve.”

Ai më pas publikoi punën e tij të kompletuar që konsiston në disa portrete që mbulojnë 300 vite të historisë romake.

Voshart zgjodhi të studionte bustet e perandorëve romakë të cilët e kontrolluan perandorinë gjatë tre shekujve, edhe pse në thelb ai nuk ka qenë asnjëherë i interesuar në historinë antike.

Për të krijuar portretet, Danieli përdori një sërë softuerësh dhe burimesh duke përfshirë këtu statuja, monedha dhe piktura.

Ai madje studioi disa prej perandorëve për të zbuluar më shumë rreth vendeve ku kishin lindur apo rreth paraardhësve të tyre.

Mjeti kryesor që i erdhi në ndihmë ishte një program i quajtur ArtBreeder, i cili përdor një metodë të quajtur “generative adversarial network” për të manipuluar imazhe dhe për t’u shtuar atyre elemente të tjera.

“Për këtë projekt, kam transformuar, apo restauruar të çara në statuja, hundë, veshë etj”, ka njoftuar ai.

Rezultati?

800 imazhe bustesh për të krijuar 54 perandorë të Principatës. (27 Para Krishtit deri më 285 pas lindjes së Krishtit.)

Në vazhdim mund t’i shihni disa nga këto imazhe:

ObserverKult


rrahman dedaj
Rrahman Dedaj

Lexo edhe:

RRAHMAN DEDAJ: LETRA QË S’DO TA SHKRUAJ

Poezi nga Rrahman Dedaj

Fluturim i fundit
Është letra që s’do ta shkruaj
Sepse s’do të ketë
Kurrfarë kuptimi
Të shkruash për harresën
Kur mungon adresa e fjalëve

Kështu do të nisë koha
Kur duhet të fillojmë
Të harrojmë

Sepse harresa merr frymë
Në eshtrat
Që s’mund të zgjohen
Ta zbresin pajetën nga jeta.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult