
Poezi nga Rrahman Dedaj
Fluturim i fundit
Është letra që s’do ta shkruaj
Sepse s’do të ketë
Kurrfarë kuptimi
Të shkruash për harresën
Kur mungon adresa e fjalëve
Kështu do të nisë koha
Kur duhet të fillojmë
Të harrojmë
Sepse harresa merr frymë
Në eshtrat
Që s’mund të zgjohen
Ta zbresin pajetën nga jeta.
*Titulli i origjinalit: “Fluturim i fundit“
ObserverKult
—————————————
Lexo edhe:
RRAHMAN DEDAJ: FLEJMË TË QETË NË DASHURINË TONË…
—————–
Lexo edhe:
BASRI ÇAPRIQI: HISTORIA E LETËRSISË SHQIPE ËSHTË SHEMBULLI MË EKSTREM KU HISTORIA GLLABËRON TËRËSISHT LETËRSINË
Words, words, nothing but words…(fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë) është një frazë e shkëputur nga Shekspiri dhe e vënë moto e kongresit të PEN- it Ndërkombëtar, organizatës më të madhe të shkrimtarëve të të gjithë botës, organizuar sivjet në kryeqytetin e kulturës europiane të këtij viti në Linz të Austrisë.
Një arsenal i fuqishëm vizuelo- teknik është përdorur për të dominuar kryeqytetin e kulturës europiane me këtë frazë të Shekspirit, për të tërhequr vëmendjen e lexuesit nga pushtetet e fuqishme tek pushteti i fjalës si dhe për të kthyer edhe një herë vëmendjen e krijuesit kah fuqia e fjalës.
Kambana të këtilla që vihen në veprim gjithnjë e më shpesh janë sinjale që kërkojnë të aktivizojnë me tërë fuqinë mekanizmin e litararitetit, shpeshherë të rrezikuar apo të hedhur në plan të dytë, kur bëhet fjalë për artin letrar, prezantimin e librit dhe interpretimin e vlerave letrare, hartimin e historive të letërsisë dhe mësimin e letërsisë në sistemin shkollor…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU