Pushimet, të lira për të huajt, të shtrenjta për shqiptarët

Në një emision ku flitej për problematikat e turizmit në Euronews Albania, Besnik Vathi, si përfaqësuues i operatorëve turistik, shpalosi disa çështje me interes.

Ndër problemet kryesore që has industria e turizimit u konsiderua të jetë ndotja e mjedisit, muzika e lartë dhe shembjet e ndërtimeve pa leje.

“Në vendin tonë, papastërtia ka qenë më e dukshme për arsye të ndërsjella mes kulturës së individit dhe shërbimit të qeverisjes.

Ndoshta për këtë arsye qeveria ka futur në portofolin e një ministrie edhe turizimin, edhe mjedisin, që të dy bashkë të mbrohen e të promovohen njëkohësisht.

Ndërsa për të tjerat, ndërgjegjësimi duhet parë në vijim.

E vetmja gjë që do kërkoja, është kujdesi që ky sezon të mos ketë problem me pastërtinë, me qarkullimin dhe trafikun rrugor, me zhurmat, shembjet etj.

Pra, përkujdesje të asaj që është bërë që të mos ketë probleme gjatë sezonit”- tha Besnik Vathi.

Për të shkuar me pushime, çdokush bën llogaritë e veta se ku dhe sa ditë mund t’i përballojë ato.

Çmimet e restoranteve apo shezloneve në plazhe të ndryshme, bëhen objekt komentesh cdo vit, në fillim apo në pik të sezonit veror. I gjithë debati për këtë aspekt, lind nga faturat që fotografohen në plazhet e jugut.

“Nëse Shqipëria ka pasur dhe ka çmime, jo të larta, për këtë dallohemi. Ne zakonisht këtë kemi perceptim të brendshëm. Por sidomos për jugun… Pra kur themi se çmimet janë të larta.

Nuk është e vërtetë që çmimet në jug janë të larta dhe në kushtet kur ka një sezon shumë të shkurtër, i tërë rentabiliteti i asaj zone nuk përballohet veçse me çmimet që ka”- shtoi ai./gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

”THE TELEGRAPH”: KARAIBET E EVROPËS I GJENI NË SHQIPËRI

Karaibet e Evropës i gjeni në Shqipëri. Kështu shkruan Mark Stratton për ”The Telegraph”.

”Me ujërat e tij bruz, rërën e bardhë dhe palmat. Qyteti bregdetar shqiptar i Ksamilit ofron një version ekonomik të plazheve tropikale.

Pashë një postim pak kohë më parë që përshkruante qytetin bregdetar të Ksamilit si Karaibet e Evropës.

Kishte më shumë se një ngjashmëri kalimtare.

Pra me palmat, plazhin verbues. Pastaj detin e kaltër dhe çadrat e diellit me kashtë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult