Pushteti i pakufizuar në duart e njerëzve të kufizuar

blerim latifi analfabetët

Nga Blerim Latifi

Është e pafundme literatura mbi vuajtjet e disidentëve në regjimet komuniste, por nëse do të bëhej një vlerësim kritik i saj, nuk ka dyshim se vepra “Rrno vetëm për me tregue” e At Zef Pllumit do të merrte vlerësimet më të larta. Ajo është e të njëjtit nivel me, ta zëmë, “Arkipelagu Gulag” të Solzhenjicinit.
Nuk ka gjë ma të tmerrshme se pushteti i pakufizuar në duart e njerëzve të kufizuar, mendon Solzhenjicin, derisa përshkruan brutalitetin dhe arrogancën e policëve sovjetikë. Të indoktrinuar me ideologjinë që pretendonte se kishte gjetur zgjidhjen finale për të gjitha problemet e botës, ata i jepnin të drejtë vetes të tregoheshin të pamëshirshëm me kundërshtarët e kësaj ideologjie totalitare.
Kështu edhe zyrtarët me injorantë të regjimit e shfaqnin veten si njerëz të ditur. Zbërthimin e injorancës së veshur me pushtet të pakufizuar e gjejmë edhe në veprën e At Zef Pllumit. Madje, mund të themi, me nota edhe më tragjike se te Solzhenjicini.
Ja një shembull: Regjimi komunist kishte organizuar një gjyq popullor të një grupi klerikësh katolikë. Prokurori arrogant duke lexuar aktakuzën shërbehej me fraza e terminologji marksiste. Në ndërkohë njëri nga klerikët ndërhyn duke i thënë prokurorit se po e citonte gabimisht Marksin dhe idetë e tij. Më mirë e dinin Marksin të akuzuarit se sa akuzuesit që thirreshin në emrin e tij.

ObserverKult