Puthja e Tinka Kurtit me Naim Frashërin, historia e të parës puthje në filmin shqiptar

Tinka Kurti

Aktorja e njohur shqiptare Tinka Kurti jo pak herë e ka kujtuar një puthje në jetën e saj. Puthja e saj me Naim Frashërin ishte e para puthje në një film shqiptar,. kjo e theu një tabu të asaj kohe për mentalitetin sidomos shumë tradicional.

“Është e vërtetë dhe kjo më bën krenare. Nuk pata asnjë hezitim kur tek filmi “Tana”, nën një pemë i dhashë puthjen partnerit tim, aktorit të madh Naim Frashëri, është puthja e parë në historinë e filmit shqiptar- kjo më bën të ndjehem vërtetë mirë.

Ishte koha e tillë, mentaliteti që të pengonte për të realizuar skena të tilla. Megjithatë, edhe pse isha shumë e re, pasioni e bën aktorin të interpretojë edhe skena të tilla që tashmë janë të zakonshme.” tregoi kohë më parë aktorja Tinka Kurti.

“Sigurisht që nuk ishte e lehtë. Madje ju them se për të bërë atë puthje, na u desh të realizonim 29 dubla, fatkeqësisht skenën e hoqën më pas. Zemërohem me vete dhe them: “Mirë atëherë që nuk lejonte koha dhe regjimi, po sot, përse nuk jepet puthja ime me Naim Frashërin?”

Për mua është një nga momentet më të bukura të karrierës sime si aktore. Jo vetëm se kam partner një aktor të madh, porse isha një aktore e vërtetë që shkela çdo bestytni për të realizuar rolin dhe këtë nuk e bënte çdo femër aktore” tregon Kurti.

Filmi “Tana”, u prodhua nga Kinostudio Shqipëria në vitin 1958, njihet si filmi i parë artistik i metrazhit të gjatë shqiptarë. Premiera e filmit është dhënë më 17 gusht të vitit 1958. Ky film për regjisor kishte Kristaq Dhamo, skenari është punuar nga Kristaq Dhamo, Fatmir Gjata dhe Nasho Jorgaqi, ndërsa muzika nga Çesk Zadeja./preferenca-al.com

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

TINKA KURTI, PËRMENDET NË ENCIKLOPEDITË E SHTETEVE MË TË RËNDËSISHME TË BOTËS

Përse duhet të mundohemi aq shumë për të gjetur prejardhje të largët shqiptare për figura të njohura, kur kemi shqiptarë të vërtetë që njihen ndërkombëtarisht? Kjo është një pyetje që ia bëj shpesh vetes kur, në bankat e auditorit të universitetit ku studioj, kam libra me shkrimtarë, piktorë e të tjerë lëvrues të artit, për të cilët thuhet se janë shqiptarë, grekë, kroatë, rumunë dhe italianë.

Me anë të kësaj politike rrëmuese, ne duket sikur artit shqiptar po i japim një tjetër fytyrë, pak a shumë kopjace, e cila nën…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult