Pyetja e 3-vjeçares “e detyroi” ta shpikte kamerën e parë

Teksa teknologjia na ka bërë të gjithëve ‘fotografë’, si çdo pajisje tjetër edhe kamera e parë, e njohur si “Polaroid”, daton para mbi 75 viteve. Më 26 nëntor të vitit 1948 kamera e parë nga firma “Polaroid” u shit për 89,75 dollarë në Boston në departamentin e dyqanit Jordan Marsh.

Kjo kamerë do ta kishte një rëndësi të veçantë, sepse do të kthehej në model, në 15 vitet e ardhshme.

Shpikësi i saj është Edwind Land, ndaj edhe aparati mori emrin “Land kamera”, e prodhuar nga firma “Polaroid”, midis viteve 1948-1983. Pasi Edwin Land doli në pension, nuk u përdor më mbiemri i tij, “Land”.

Ndërkaq, gjeneza e kësaj shpikjeje qëndron në pyetjen e vajzës 3-vjeçare të Landit, “se pse ajo, nuk mund ta shihte fotografinë që sapo e kishte shkrepur?”. Kësisoj, kjo pyetje e dërgoi Edwind Land-in në “Kamera Polariod Land” në vitin ’48, transmeton ‘konica.al.

Modeli i parë komercial, ishte Modeli 95.

ObserverKult


Lexo edhe:

JETA PËRTEJ KAMERAVE E MIRUSH KABASHIT, RRËFIMI I RRALLË!

Mirush Kabashi, aktori i madh shqiptar që elektrizon publikun sa herë ngjitet në skenë, ai që i jep shpirt dhe emocion fjalës. Ai rrëfehet për herë të parë për jetën dhe kalvarin e familjes së tij kosovare.

Pasi gjyshi i tij Saliu u vra nga serbët, për familjen gjakovare Kabashi nisën të tjera vuajtje në atdheun mëmë. Amaneti që djali i tij i vetëm, Musai, babai i Mirushit, të shkollohej në Shqipëri. Sepse serbët nuk e lejonin çeljen e shkollave shqipe, do ta ndryshonte në një mënyrë të paparashikueshme jetën e familjes së aktorit…

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU