Pylli Hoia-Baciu eshte një nga pyjet më të famshëm në botë. Ky pyll ndodhet në Rumani, dhe është një ndër vendet me kuriozitetin më të madh për t’u vizituar, për shkak të mistereve që e rrethojnë.
Hoia-Baciu njihet si një nga vendet me nivelin më të lartë të aktivitetit paranormal dhe ngjarjeve të pashpjegueshme. Janë raportur ndër vite shumë shfaqje të fantazmave apo të disa lloj qëniesh shumë të çudtishme, madje në vitet ’70, u raportua edhe prezenca e UFO-ve. Pylli mori këtë emër pas zhdukjes së një bariu në atë zonë së bashku me një tufë prej dyqind delesh. Shumica e njerëzve që jetojnë pranë pyllit kanë frikë të hyjnë në të për shkak të tregimeve dhe legjendave që egzistojnë mbi të. Ata besojnë se ata që vizitojnë pyllin nuk do të kthehen më kurrë në shtëpitë e tyre. Ata të cilët kanë qenë aq të guximshëm sa të futeshin në pyll u ankuan për dëmtime fizike si edhe të vjella të shumta, migrenë, djegie, gërvishtje, ankth dhe ndjesi të tjera të pazakonta.
Ka gojëdhëna se njerëzit hyjnë në pyll dhe kur kthehen u duket se kanë humbur në kohë. Egziston një histori e cila flet për një vajzë 5 vjeçare, e cila shëtiste në pyll dhe humbi. Thuhet se pas 5 vitesh ajo vajzë doli nga pylli, duke veshur të njëjtat rroba të njëjtat rroba që ajo mbante ditën kur ajo u zhduk dhe nuk mbante mend asgjë se cfarë kishte ndodhur në këto 5 vite që ishte zhdukur.
Një tjetër histori tregon për fenomene te çuditshme paranormale të cilat janë regjistruar dhe hulumtuar për gati 50 vjet. Pylli Hoia-Baciu mendohet se është quajtur famëkeq nga fshatarët rumunë të cilët janë vrarë atje. Njerëzit besojnë se janë shpirtrat e tyre të cilët orovaten dhe janë bllokuar brenda këtij pylli dhe se zemërimi i tyre është aq i madh sa ndodhin edhe këto gjëra të cuditshme. Vendasit besojnë se kjo pllajë rrethore, thellë në pyll është “shtëpia” e këtyre fantazmave. Madje, shumë njerëz pohojnë se kanë parë drita të forta e të pashpjegueshme dhe me një ndricim të cuditshëm që vinin nga brenda pyllit.
Kohët e fundit, një hetues i ngjarjeve paranormale ishte ulur në pyll dhe papritmas u ngrit në ajër dhe u hodh në tokë nga një forcë e padukshme. Në mes të pyllit gjendet një rreth i përsosur ku nuk rritet kurrë asgjë. Madje edhe mostrat e tokës që janë marrë për egzaminim tregojnë se nuk ka asgjë në tokë që duhet të parandalojë rritjen e jetës së bimëve.
Specialistët nga e gjithë bota janë magjepsur nga ky vend, madje shumë studiues nga Gjermania, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Hungaria kanë kaluar shumë kohë duke studiuar misteret e këtij pylli. Disa prej tyre kanë arritur madje të filmojnë shfaqje të çuditshme në filmimet e tyre. Disa nga këto imazhe thuhet se janë parë me sy të lirë dhe të tjerat shfaqen vetëm në foto ose video. Ka shumë njerëz që besojnë se ka fenomene paranormale dhe shfaqje të UFO-ve në këtë vend.
Pylli misterioz Hoia-Baciu po fillon të konkurrojë gjithnjë e më shumë me legjendën e Drakulës në Transilvani./ ObserverKult