Një mozaik natyror magjepsës të ofron në këto ditë vjeshte Parku Kombëtar Qafështama, 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, i kthyer në një destinacion të vërtetë turistik në çdo stinë të vitit.
Pamjet e krijuara nga zverdhja e gjetheve në parkun e Qafështamës tërheq jo pak vizitorë, për të shijuar këto bukuri në stinën e vjeshtës.
Mes një natyre të virgjër dhe të thyer, turistë vendas dhe të huaj e shohin si destinacioni i duhur për ecje nëpër shtigje, çiklizëm nëpër terrene të thyera dhe kamping.
Pjesë e Vargmalit të Skënderbeut, Qafështama ofron një natyrë mbresëlënëse, në një lartësi prej 1100 dhe ngrihet lart deri në Majën e Liqenit, 1725 m mbi nivelin e detit dhe ndërthuret me vlerat kurative, ujin e familjes mbretërore dhe historisë së 90 vajzave krutane që u flijuan te “Shkëmbi i Vajës”.
ObserverKult
Lexo edhe:
90 VAJZA KRUTANE U HODHËN NGA SHKËMBI I VAJËS
Më 16 qershor të vitit 1478, 545 vite më parë, në vendin e quajtur “Gryka e Vajës” (Shkëmbi), u sakrifikuan 90 vasha krutane për të mos rënë në dorë të pushtuesve turq.
Legjenda për këtë grykë është mjaft e njohur.
Ajo thotë se pas pushtimit të Krujës më 16 qershor 1478, 90 gra e vajza krutane për të mos rënë në duart e turqve, u kapën dorë më dorë dhe duke kënduar e hedhur valle, u hodhën nga shkëmbi në greminën e Grykës së Vajës (në përroin e Drojës) 200 m të thellë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU