Qante çdo ditë… më priste mua që tashmë nuk jetoja…

grua ankthi

Ajo vajti dhe u ul krejt e vetme në tavolinë, në pritje të mikut të saj, mbase dhe të dashurit, nuk e di.
Unë qëndroja ulur në tavolinën më të afërt. Ajo që më bëri përshtypje tek ajo ishte fakti që herë pas here, shihte orën. Mbase ai po vonohej shumë.
Ndërkohë, ajo porositi një filxhan çaji për veten.
Më tërhoqi vëmendjen shkëlqimi që iu shfaq në sy, mbase ishin lotë, nuk e di.
Edhe unë isha ulur në pritje të dikujt, por ai u vonua, madje as që erdhi ndonjëherë. Kishte kohë që kishte ikur përgjithmonë. Që atëherë, e kam bërë zakon të vij këtu e të sjell ndërmend kujtimet.
Vajza qante me dhimbje. Kamarieri iu afrua dhe i vuri mbi tavolinë disa facoleta letre, pa i folur as dhe një fjalë të vetme. Mua më hodhi një vështrim si për të më thënë se ishte mësuar me këtë skenë.
U ngrita dhe vajta tek kamarieri, i cili më tha:”Mos do t’i flasësh?”
Iu përgjigja:”Po”
Ai shtoi: ”I ka vdekur i dashuri. Që atëherë vjen çdo ditë këtu dhe qan largimin e tij nga kjo jetë.”
Ktheva kokën nga vajza, por nuk e pashë më. U ktheva nga kamarieri, por nuk e gjeta aty. Nuk ishte askush në kafene, isha krejt vetëm. Vajta në tualet të laj fytyrën, qëndrova para pasqyre por nuk e shihja pasqyrimin tim mbi pasqyrë. As unë nuk isha… Në fakt, isha unë personi që priste…

Autori: Anonim/ Solli në shqip: Elmaz Fida

ObserverKult


Si ta shpjegoj këtë mungesë të pranisë dhe mungesë të të qenit? Si mund të jem këtu… dhe atje? Si duan t’i shoh kur në botë s’ka grua veç teje?

Lexo edhe:

NIZAR QABBANI: PLAGË ME DY KËMBË KAM MBETUR

Poeti sirian Nizar Qabbani, gjatë qëndrimit në Bagdad vitin 1962, u ftua të recitojë disa nga poezitë e tij gjatë festivalit të poezisë arabe.

Teksa recitonte poezitë e tij, poetit i shkojnë sytë tek një vajzë irakiene tek të njëzetat, bukuria e të cilës e dehu. Sytë e tyre u takuan disa herë, për t’ia lënë vendin zemrave më pas. Pas prezantimit të poezive të tij, Nizar Qabbani pyeti për të dhe ia mësoi dhe emrin, Belkis Ravi dhe i gjeti edhe adresën. Ajo jetonte me familjen në lagjen Adhamija, në një vilë luksoze, me pamje nga lumi Tigris.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult