Thënie nga Aristoteli:
Pikërisht në momentet tona më të errëta, ne duhet të fokusohemi për të parë dritën.
Miku më i mirë është ai që, kur më uron shëndet, ma uron për të mirën time.
Nuk ka gjeni pa një çikë marrëzi.
Rrënjët e arsimit janë të hidhura, por frutat janë të ëmbla.
Lumturia është kuptimi dhe qëllimi i jetës: është objektivi i ekzistencës njerëzore.
Lumturia është shprehje e shpirtit me veprime të menduara.
Forma më e keqe e pabarazisë, është të përpiqesh që të bësh gjërat e pabarabarta, të barabarta.
Nuk do të mund të bësh asgjë në këtë botë, pa kurajë. Është cilësia më e madhe e mendjes, bashkë me nderin.
Cilido që është i kënaqur në vetmi, është ose bishë e egër, ose Perëndi.
Qëllimi i të mençurve nuk është të kërkojnë kënaqësinë, por të shmangin dhimbjen.
Njeriu i mençur duhet të merakoset më shumë për të vërtetën, se sa për atë që mendojnë njerëzit.
Është e mundur të dështosh në disa mënyra… Ndërsa suksesin e arrin vetëm në një mënyrë.
Nuk mjafton të fitosh një luftë. Më e rëndësishme është të organizosh paqen.
Ai që nuk mund të jetë ndjekës i mirë, nuk mund të jetë as lider i mirë.
Natyra nuk bën asgjë kot.
Dinjiteti nuk është që të zotërosh nderime, por t’i meritosh ato.
Demokracia lindi nga fakti që njerëzit mendonin se, nëse ishin të barabartë në cilindo kuptim, atëherë janë absolutisht të barabartë. /ObserverKult