Qëllohet për vdekje aktori 30-vjeç Eddie Hassell

Aktori amerikan, Eddie Hassell, ka vdekur në moshën 30 vjeçe pasi u qëllua me armë zjarri në Teksas të dielën në mëngjes, raporton BBC.

Ylli ishte i njohur për rolet e tij në filmin e nominuar për Oskar 2010, “Kids Are Allright” dhe shfaqjen televizive NBC Surface. Përfaqësuesit e aktorit Hassell konfirmuan lajmin për vdekjen e tij për “Variety”, transmeton ”Zeri.info”.

Dukej të ishte një vjedhje makinash, ku aktori fatkeqësisht u vra në vend, megjithëse incidenti është ende duke u hetuar. Sipas “The New York Times”, aktori u qëllua jashtë banesës së të dashurës së tij në periferi të Dallasit rreth orës 01:00 të së dielës dhe vdiq në spital menjëherë pas.

Aktori Gary Cairns shkroi në Twitter: “R.I.P. Eddie Hassell …. Tragjike. Kaq i talentuar dhe plot jetë. Do të të mungojë shoku im”.
“Kjo është aq shkatërruese. Zemra dhe mendimet e mia janë me familjen e Eddie Hassell”, shtoi aktorja Allie Gonino. “Një talent i bukur që shkoi shumë shpejt”.