“Jam shqiptare…”/ Bebe Rexha rrëfen detaje interesante nga jeta e saj

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, ka pozuar së fundmi për revistën e njohur “Elle Brasil”.

Teksa ka shkëlqyer me fustanin elegant që kishte veshur, ajo ka dhënë gjithashtu edhe një intervistë për gazetën, ku ndër të tjera foli për fillimet e karrierës.

36-vjeçarja ka thënë se ka prejardhje shqiptare, ndërsa tregoi se babai i saj emigroi nga Shqipëria për në Amerikë.

“Gjithmonë kam punuar shumë. Këtë e kam trashëguar nga babai im. Ai emigroi nga Shqipëria dhe iu desh të luftonte shumë për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara. Kështu që mora guximin e tij dhe fillova të punoja me muzikën.

Në moshën 16-vjeçare, kisha disa këngë të shkruara dhe ua dërgoja producentëve dhe artistëve në Nju-Jork, aty ku edhe jetoja. I publikova edhe në “Myspace” dhe puna filloi të shfaqej.

Unë thjesht vazhdova të shkruaja dhe të lidhesha me njerëzit. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të hyrë në industri”, tregoi Rexha./gazetashqip

ObserverKult


Bebe Rexha

Lexo edhe:

BEBE REXHA SHFAQET PAS SULMIT, FLET PËR GJENDJEN E SAJ (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha është goditur në fytyrë me një telefon teksa ishte në një koncert në New York City të dielën.

Pas këtij sulmi, Bebe ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar dy fotografi ku shihet me qepjet e bëra në fytyrë pas ndodhisë në koncert.

“Jam mirë”, shkroi ajo në gjuhën angleze.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult