Sopranoja, Marigona Qerkezi, është një nga zërat e veçantë të muzikës lirike. Artistja kosovare, që në moshën 6-vjeçare ka interpretuara në skena të ndryshme të rajonit dhe Evropës. Lajmi për ndërtimin e Teatrit të Operas në Kosovë e ka mirëpritur, por shpreson që kjo mos mbetet thjeshtë në një copë letër.
Qerkezi rrjedh nga një familje artistësh, mësimet për kanto i ka marrë nga e ëma mezosoprano.
Qerkezi në repertorin e saj gjithnjë edhe në Evropë përfshinë këngë shqiptare të cilat thotë se mirëpriten nga spektatori. Edhe kësaj here në një koncert në Shqipëri i dha zë disa pjesëve të reja të kompozitorit, Aulon Naçi.
Përfaqësimi i flamurit të Kosovës në vende që nuk e kanë njohur atë, i jep emocion të veçantë.
Emri i sopranos kosovare, lidhet edhe me rihapjen e teatrove në Itali pas pandemisë.
Shtegtimi i saj pas Shqipërisë, janë disa teatro evropian./Nga Leontina Nika-abcnews.al
LEXO EDHE: Sopranoja shqiptare, në rolin kryesor të operës “Der Messias” të Mozartit
Sopranoja shqiptare në Itali, Marigona Qerkezi, ka bërë të ditur lajmin për rolin e saj kryesor në operën “Der Messias” të Mozart-it, me të cilën ajo do të hapë sezonin e vjeshtës në Teatro Grande di Brescia.
Ky lajm vjen menjëherë pas interpretimit të saj si protagoniste në rolin e “Adina”, në “L’Elisir d’amore”, veprën e parë operistike që u shfaq në Itali pas mbylljes si pasojë e pandemisë.
“E kam të vështirë t’i gjej fjalët e duhura për të përshkruar ndjesitë e mbrëmshme. Jam e stërlumtur që pata mundësinë të rikthehem për të kënduar në skenë pas kaq muajsh, të debutoja një rol aq të bukur si Adina në skenën e jashtëzakonshme të Teatro Petruzzelli…”
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU