Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në mbledhjen e Qeverisë ka paraqitur propozim-vendimin për themelimin e Operës së Kosovës.
Zëvendësministrja Daulina Osmani ishte ajo e që e shpalosi këtë projekt para kabinetit qeveritar të cilët e miratuan këtë pikë.
Kryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur këtë edhe pse nuk ka qenë pjesëmarrës në mbledhje, transmeto ‘klankosova’.
“Bëmë hapin e parë drejt themelimit të Operës së Kosovës”, ka shkruar Kurti në rrjetin social ‘Facebook’.