Detarë edhe luftëtarë, rreth 1450 para Krishtit, këta popuj indo-evropianë, paraardhës të grekëve të lashtë, që kishin përparuar tashmë në Greqinë kontinentale, popullonin pallatet e Knossosit dhe Festos në Kretë, duke zëvendësuar Minoanët.
Nuk zgjati shumë: rreth vitit 1200 para Krishtit, Mikenasit duhej të përkuleshin para bastisjeve të atyre, që tekste e lashta i përcaktojnë si “popujt e detit”: tabletat në Linearin B, shkrimi i tyre, përshkruajnë në fakt në këtë periudhë, përgatitjet e mëdha ushtarake për të mbrojtur bregdetin.
Ata u pushtuan edhe nga Dorianët, një popullsi me origjinë ballkanike./Bota.al