“Qyteti fantazmë”, të gjithë ata që qëndrojnë atje gjatë natës vdesin

Ky është një qytet i lashtë misterioz që gjendet në një ishull të largët në mes të oqeanit,  dhe ekspertët besojnë se ky ishull është i humbur.

Qyteti i çuditshëm, i cili u quajt “Perëndia e 8 e Botës” nga eksploruesit e hershëm evropian, u diskutua kohë më parë në serinë e Science Channel “Çfarë ka në Tokë?”.

Më parë ishte e pamundur të arrije atje për shkak të vendndodhjes tepër të largët dhe po shpesh ky ishull krahasohet me ishullin e humbur të Atlantidës, që thuhet se është zhdukur nën det. Studiuesit besojnë se ai mund të datojë në shekullin e parë ose të dytë, por nuk ka të dhëna që mund të provojnë këtë ekzistencë.

Ka 97 blloqe individuale, të cilat janë të formuara në mënyrë gjeometrike dhe të ndara nga kanale të ngushta ujore, por arsyeja se pse nuk është plotësisht e qartë. “Pse dikush do të ndërtonte një qytet në mes të oqeanit? Pse këtu, kaq larg, nga çdo qytetërim tjetër i njohur?” shprehet arkeologu Dr Patrick Hunt. Qyteti është 1.600 milje nga Australia dhe 2.500 milje nga Los Anxhelos.

Disa njerëz e kanë quajtur atë “qytet fantazmë” dhe vendasit e Pohnpei refuzojnë të afrohen pranë saj, duke pretenduar se qyteti është i përhumbur. Ata e kanë quajtur atë qytetin fantazmë dhe besojnë se të gjithë ata që qëndrojnë atje gjatë natës, vdesin./bota.al

LEXO EDHE: Si e zbuluan arkeologët qytetin e humbur të Trojës