
Eh, jeta si jeta
Nganjëherë është e ëmbël
Si dashuria
Nganjëherë është e egër
E idhët si pelimi
Diçka plotësohet
Diçka mbetet peng
Jeta është vullnet, dashuri
Mall e pikëllim
Aromë lulesh
Erë e dallgë vargjesh
Është poezi
Është udhë e gjatë
Me kthesa
Lumë me etje
Është dashuri e virgjër
Mendime e fjalë e ura
Është djersë
Ëndërr e bukur
Shpirt i trazuar.
ObserverKult
Lexo edhe:
Rabije Bytyqi: Buzëqeshjet e së nesërmes sjellin mirësi






