Rabindranath Tagore: Kur dita largohet

Nëse dita është larguar,
Nëse zogjtë s’këndojnë më,
Nëse era është dobësuar,
Hidh velin e errësirës së dendur mbi mua,
ashtu si ke mbështjellë tokën me mbulesën e gjumit
dhe ke mbyllur butë në muzg
petalet e venitura të zambakut të ujit.

Përktheu: Irena Dono

LEXO EDHE: Rabindranath Tagore: Eja ashtu si je