reklamë

Rafif Al Muhanna: S’ka gjë më të bukur në botë se kërkimi i faljes…

Nga Rafif Al Muhanna

“E mban mend njëherë, kur isha i zemëruar me ty, të thashë se ma kishe helmuar jetën.
Sot desha të të them se kjo nuk ishte e vërtetë.”

Një fjali që ia thotë babai djalit të tij pas përfundimit të një sherri mes tyre, në një film francez.
S’ka gjë më të bukur në botë se kërkimi i faljes. Unë personalisht e shoh si veprimin më fisnik njerëzor.
Ai që nuk e ka provuar kurrë të kërkojë falje, nuk e ka njohur kuptimin e një prej formave më të thella të gëzimit të brendshëm.
Kur kërkoj falje – ndaj cilitdo qoftë – ndiej se jam i lirë, një njeri i ri, në kuptimin e plotë të fjalës.
Një njeri që e sheh veten si të pagabueshëm, nuk do të kërkojë kurrë falje; që do të thotë se nuk do të rritet kurrë dhe nuk do të çlirohet kurrë.
Zoti i shtoftë gabimet… dhe faljet – qoftë edhe pas shumë vitesh.

Përktheu: Elmaz Fida

ObserverKult


Lexo edhe:

Fan Noli për politikanët: Janë disa që nuk mund t’i çngjitësh nga kolltuku edhe po t’ua presh duar e kokë