Rainer Maria Rilke: Ji i durueshëm ndaj gjithçkaje që asht e pazgjidhun…

rainer maria rilke

Ji i durueshëm ndaj gjithçkaje që asht e pazgjidhun në zemrën tande,
e përpiqu me i dashtë pyetjet,
që janë të ngjashme me dhoma të mbylluna me çelës,
ose me libra të shkruem
në një gjuhë të huej.
Mos kërko tash për përgjigjet që munden me tu dhanë,
sepse nuk do të ishe në gjendje me jetu me to.
Çështja asht me jetu çdo moment.
Me jetu me pyetjet tash për tash.
Ndoshta ka me tu dhanë mundësia pa e kuptu ti,
me jetu deri në ditën e largët ku të gjesh edhe përgjigjet.

Përshtati në shqip: Arjola Zadrima

ObserverKult


rainer maria rilke

Lexo edhe:

RAINER MARIA RILKE: NGA FJALËT E NJERËZVE TREMBEM AQ SHUMË

Qartazi flasin që të gjithë:
Ky quhet qen dhe ajo shtëpi,
Dhe këtu është fillimi, atje mbarimi.

Mua më tmerron dukshëm kuptimi, loja e tyre me qesëndinë,
Ato dinë gjithçka, si ka qenë dhe si do të bëhet ndonjë gjë;
Asnjë mal nuk është më magjepsës se ato;
Me hyjnoren kufizohet kopshti, sinuri i tyre madhështor.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


RAINER MARIA RILKE: KATËR KËSHILLA PËR POETËT E RINJ

Në vitin 1903, duke këshilluar një poet të ri, Rainer Maria Rilke shkroi monumentin e  filozofisë, një manual shpirtëror. Një manual që mund të na drejtojë në rrugën e të shkruarit dhe të ekzistencës. Poeti i famshëm Rilke ishte vetëm 28-vjeç kur filloi t’i përgjigjej Franz Kappus, 17-vjeçar, një poet aspirues dhe kadet në shkollën ushtarake, nga e cila Rilke kishte dezertuar disa vite më parë. Rilke i dërgoi dhjetë letra në harkun kohor prej pesë vjetësh nga Parisi, ku ai ishte sekretar i Rodinit, nga Suedia, Roma, nga rrethinat e Bremenit, ku ai nuk reshti së shkruari. Dhjetë traktate të vogla për filozofinë praktike, dhjetë meditime për vetminë, dashurinë, krijimi

Përballë ngulmimit të Rilkes, djaloshi Kappus përfundimisht do të zgjedhë karrierën ushtarake. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult