Rainer Maria Rilke: Nga fjalët e njerëzve trembem aq shumë

Qartazi flasin që të gjithë:
Ky quhet qen dhe ajo shtëpi,
Dhe këtu është fillimi, atje mbarimi.

Mua më tmerron dukshëm kuptimi, loja e tyre me qesëndinë,
Ato dinë gjithçka, si ka qenë dhe si do të bëhet ndonjë gjë;
Asnjë mal nuk është më magjepsës se ato;
Me hyjnoren kufizohet kopshti, sinuri i tyre madhështor.

Dua gjithmonë të mbrohem dhe t’ju paralajmëroj: Qëndroni larg!
Gjësendet teksa këndojnë, me ëndje i dëgjoj.
Ju i trazoni ato: janë të topitura dhe të heshtura varr.
Kurse ju, seç m’i vrisni gjëmshëm ato.

Përktheu: Arbër Çeliku