Rajmonda Bulku kujton rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës: Isha një nënë e re, nuk mund të ishim indiferentë edhe pse kishim frikë

Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të shtetit ka organizuar një ekspozitë arkivore me dokumente mbi lëvizjet demokratike në vitet 1990-1991.

Kryetarja e Autoritetit foli për ngjarjet që i paraprinë rrëzimit të monumentit të Diktatorit.

“Dokumentet tregojnë se përpara se populli i Tiranës të rrëzonte shtatoren e diktatorit dhe bashkë me të edhe mitin e rremë, protestat kishin nisur që në 14 janarin e vitit 1990 në Shkodër, për të vijuar në stadiumin e qytetit të Kavajës.

Më pas, në Tiranë me demonstratën e heshtur, me hedhjen e lëndëve plasëse tek busti i Sta linit.

Protesta dhe hedhje parullash kundër regjimit nën survejimin e ashpër të Sigurimit të Shtetit, të ndalimeve, arrestimeve, të qindra njerëzve nga policia”, tha Gentiana Sula.

Ndërsa Rajmonda Bulku foli për kujtimet e saj për datën 20 shkurt në Tiranën e asaj kohe, duke folur për frikën dhe dëshirën që ndjehej kudo.

“Kishte jo vetëm dëshira të bukura. Ndjehej edhe një frikë e madhe. Nuk mund të harrojmë që nuk ishin akoma ditë lirie, ishin ditë të frikshme. Ishte Ramiz Alia, ishte diktaturë, mund të të vrisnin, mund të të fusnin në burg, ashtu siç mund ta kishim rrezikun pas veshit, të gjithë ne që nuk pyetëm shumë.

Por megjithëse isha një nënë e re me dy fëmijë të vegjël, ishte e pamundur të rrinim indiferentë”, u shpreh ajo.

Në kuadër të 20 shkurtit nga Autoriteti, Ministria e Arsimit, radiotelevizioni publik dhe agjencia telegrafike u prezantua edhe projekti për platformën digjitale “Të mësojmë mbi të shkuarën, burime të hapura 1944-1991”, që shërben si ndihmë ndaj profesionistëve të arsimit./balkanweb

ObserverKult


rajmonda bulku
Rajmonda Bulku

Lexo edhe:

RAJMONDA BULKU NUK KA NEVOJË PËR FILTRA NË FOTO, JA ÇKA PUBLIKON!

Rajmonda Bulku është një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar. Përveç talentit gjithmonë ka spikatur edhe për bukurinë që e karakterizon.

Së fundmi, aktorja është bërë nostalgjike dhe është kthyer pas në kohë. Ajo ka publikuar disa nga kopertinat e revistave që ka qenë pjesë, dhe duhet thënë që hijeshia e saj është mbresëlënëse.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult